8.8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Vdes 31-vjeçari në spitalin e Beratit, familjarët akuzojnë mjeken

Një 31-vjeçar ka humbur jetën dje, në spitalin e Beratit. Marinel Veleshnja ndërroi jetë, 30 minuta pasi kishte mbërritur në Urgjencën e këtij spitali.

Familjarët e ti kanë akuzuar sot mjeken Arjloa Xheblati për “mjekim të pakujdesshëm”, për të cilën tashmë ka nisur proçedimi penal.

Burime të brendshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e akuzës së rrethit të Beratit.

Nga Prokuroria konfirmohet se dosja në ngarkim të mjekes ka mbërritur në këtë institucion dhe do fillojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja Arjola Xheblati, akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.

Në lidhje me këtë vdekje, drejtuesit e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se viktima ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jetike.

Më Shumë

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Lajmet e Fundit