Vdes asamblisti i LDK-së në Rahovec

Sot ka vdekur asamblisti i LDK-së në komunën e Rahovecit, Masar Popaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoi, i cili tha se Popaj i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja.

“Sonte u nda nga ne Masar Popaj, një mik i imi i shtrenjtë dhe njeri i mrekullueshem, i jashtëzakonshëm, që ka rrezatuar mirësi e pozitivitet në çdo rrethanë.

Masari i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja. Ka punuar e vepruar në Kryesinë e Degës së LDK dhe kryetar nëndege në Fortesë si një rugovist në kuptimin më të plotë.

Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të masarit. U prehtë në amshim pranë të dashurve të tij”, shkroi Hoti në Facebook.

 

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit