Prizren: I shitën 3800 euro false të hekurit, i morën 3040 origjinale të letrës (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që dyshohet të jenë marrë me shit-blerjen e parave të falsifikuara.

Me 3040 euro origjinale, në një kioskë në Prizren janë blerë 3800 euro të falsifikuara, të gjitha në monedha prej 2 eurosh, përcjell Klan Kosova.

Sipas kryeprokurorit, Admir Shala, një numër prej tyre janë konfiskuar, ndërkaq  një pjesë janë në qarkullim.

Sipas tij, kjo dukuri është në rritje, meqë në 2020 kanë qenë 24 raste me 30 persona e në 2021-tën 57 kallëzime me 77 persona.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit