18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vdes Judith Durham, ish-këngëtarja e grupit ‘Seekers’

Muzikantja australiane Judith Durham, e njohur më së shumti si këngëtarja kryesore e grupit të muzikës popullore The Seekers, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Grupi i saj shiti më shumë se 50 milionë disqe dhe pati hite, duke përfshirë I’ll Never Find Another You, I Am Australian dhe Georgy Girl.

Ajo u largua nga grupi për të dalë solo në vitin 1968 dhe vazhdoi të publikonte një numër albumesh në studio.

Anthony Albanese, kryeministri i Australisë, bëri homazhe për Durham, duke e quajtur atë “një thesar kombëtar”.

“Judith Durham i dha zë një filli të ri të identitetit tonë dhe ndihmoi në hapjen e një shteg për një brez të ri artistësh austriak,” shkroi ai në mediat sociale. Mirësia e saj do t’i mungojë shumëkujt, himnet që ajo i dha kombit tonë nuk do të harrohen kurrë.

Durham u nderua disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë, duke përfshirë edhe medaljen e Urdhrit të Australisë (OAM) për shërbimet ndaj muzikës në 1995 dhe Medaljen e njëqindvjetorit në 2003./ KultPlus.com

Më Shumë

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Lajmet e Fundit