14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Vdes në moshën 79-vjeçare poeti i njohur shqiptar

Ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 79-vjeçare, poeti vlonjat Lefter Çipa. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta pas një sëmundje të rëndë, e ka dhënë djali i tij, gazetari Aleksandër Çipa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare, ai është autor i 18 librave të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ”Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurisë”, etj.  Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

I konsideruar si “princi” i polifonisë shqiptarë , ka qenë autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit.

Ai është autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Përmes një njoftimi të familjes, ceremonia mortore do të bëhet sot në vendlindjen e tij në Pilur në orën 15:00. /atsh / KultPlus.com

 

Më Shumë

Prizren, furra “Drini i Bardhë 2” ofron bukë falas për Ramazan

Furra “Drini i Bardhe 2” në Prizren ofron bukë falas për familjet skamnore. Sipas njoftimit të furrës, kjo po bëhet me rastin e muajit të...

Donald Trump: Në vitin 2024 do ta rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të...

Arti nga Prizreni që di 40 këngë të Elitës 5

Këngët e Elitës 5 i duan dhe i dëgjojnë të gjitha moshat. Ekipi i “E Diela Vlen” ka gjetur ndoshta fansin më të ri...

LDK në Prizren: Haskuka po i kërcënon partitë me dëbim nga zyrat

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar rreth vendimit të Komunës për largimin e partive politike nga zyrat. Sipas këtij subjekti politik, kryetari i...

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve...

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Arrestohet një person në Vërmicë, për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë për dhënie ryshfeti. I njëjti në dokumentet të cilat ia ka prezantuar policëve në...

Fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit: Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish

Poeti Xhabir Ahmeti ka bërë një dedikim prekës për djalin e tij, aktorin e njohur Luran Ahmeti, i cili ditë më parë humbi betejën...

Shqipëria në retrospektivë

Tiranë 1990 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, 17 shkurt 1971. Eleminatore per Kampionatin Evropian. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 1-0 për R.F Gjermane. Durrës, fotografi e vitit...

Në dasmën e djalit, nëna kupton që nusja ishte vajza e saj

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të...

Vdiq reperi dhe aktori DMX

Reperi DMX ka vdekur në moshën 50 vjeçare. Lajmin e dha familja e tij. “Shumë të pikëlluar ju njoftojmë se sot më i dashuri ynë,...

Prizren, kafiteritë e mbyllura, turistët vërshojnë sheshin (VIDEO)

Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën. Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me...

Shtatë legjendat e muzikës që vdiqën në moshën 27 vjeçare

Ikona të shumta të industrisë së muzikës pësuan vdekje në moshë të re. Por, shumë nga ta rastisën që nga jeta të ndahen pikërisht...

Prizreni, komuna e parë me Pikë Vrojturse

  Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, Pikën Vrojtuese (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i...

Lajmet e Fundit