21.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Vërmica, pikë turistike me shumë perspektivë

Vermica-pike turistikeMe më shumë investime, Vërmica do të ishte një pikë turistike atraktive, ku mund të shijosh diellin, ujin, ajrin e pastër dhe ushqimet e preferuara për të gjitha kategoritë e vizitorëve.

Zyrtarët komunal të Prizrenit, mendojnë se së bashku me prefekturën e Kukësit, të punojnë që ky vend, të ketë përkujdesje institucionale, transmeton RTK.

Kolona e bukurive natyrore nuk mund të kufizohet vetëm me qytetin e Prizrenit. Pasi të ta kesh vizituar këtë qytet të bukur e shumë të zhurmshëm në verë, qetësinë dhe bukurinë mahnitëse mund ta shijosh në Vërmicë, vend ky që shumë vite më parë ka qenë i njohur si pikë turistike. Uji, ajri i pastër dhe mikpritja në këto anë, josh mysafirë të shumë nga vende të ndryshme, si nga Kosova por edhe jashtë saj.

Can Smalaj, që punon e jeton në perëndim, thotë se, nga aeroporti i Prishtinës ka menduar që së pari të vijë e të vizitojë Vërmicën. Ai shprehet i mahnitur me këtë bukuri natyrore që e tërheq çdo herë që vjen për pushime në Kosovë.

Por Fadil Nitaj, një tjetër bashkatdhetar, përveç kësaj bukurie, do të donte të provonte edhe një shëtitje me barkë në Liqenin e Vërmicës.

Vizitorë të tillë ka shumë në Vërmicë. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të pushuar në vendlindje, preferencat në ushqim janë të llojllojshme, thotë kuzhinieri, Ramë Gashi.

Ndonëse e pranuar nga institucionet lokale se Vërmica si pikë turistike është lënë në harresë, nënkryetari i komunës Lulzim Kabashi, thotë se po punohet që ky vend i bukur të jetë pikë atraktive për pushuesit.

Pohimet se Rruga e Kombit dëmtoi turizmin në Prizren nuk qëndron thotë njëri nga pronarët e lokaleve të njohura në Vërmicë. Përkundrazi, tani kemi më shumë vizitor, pasi autostrada ka bërë që, për një kohë shumë të shkurtër, vizitorët nga komuna të tjera të Kosovës dhe veriut të Shqipërisë të jenë këtu në çdo kohë.

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Delegacioni nga Luksemburgu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Luksemburgu, në kuadër të vizitave monitoruese dhe vlerësuese...

Lajmet e Fundit