1.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

E vërteta e UNMIK-ut për korrupsionin dhe privatizimin

petersenUNMIK-u ishte përpjekur të hetojë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kishte pasur disa raste të profilit tepër të lartë.

Por misioni që ka administruar për më shumë se tetë vjet, asnjëherë, e as kur udhëhiqej nga ish kryeadministratori Sorren Jesen- Peteresn nuk kishte arritur që t`i procedonte rastet.

Arsyeja që sipas Petersen hetimet dështuan ishte e thjeshtë: mungesa e fakteve dhe e dëshmitarëve. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ish shefi i UNMIK-ut ka folur edhe për zhgënjimin për mossuksesin e privatizimit.

Sipas tij, statusi i padefinuar kishte bërë që në Kosovës të mos vinin investitorët e duhur.
Kjo ka bërë që privatizimi të mos ishte i suksesshëm dhe zhvillimi ekonomik të mungojë. Petersen ka lavdëruar marrëveshjen Kosovë- Serbi por ka kërkuar që pas kësaj marrëveshje energjitë të fokusohen tek ekonomia dhe sundimi i ligji

Më Shumë

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

“Na bëj hallall oj hallë”, reagimi prekës i nipit pas vdekjes së gruas nga zjarri në Malishevë

Zjarri që përfshiu një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës, ia mori jetën një gruaje rreth 53-vjeçare. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të...

Lajmet e Fundit