27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

VIDEO/ Raketa britanike shkatërron helikopterin rus, predha amerikane vret kolonelin e Putinit

Armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë po japin rezultatet e tyre.

Mësohet se Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat që ushtria ukrainase i ka marrë si dhuratë nga SHBA.

Komandanti i parashutistëve, kolonel Andrei Vasilyev, dyshohet se u vra në një sulm të premten mbrëma. Sipas raportimeve, një raketë me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për shkatërrimin e konvojit me 40 ushtarë që drejtohej nga koloneli 49-vjeçar.

Ndërkohë Daily Mail ka publikuar pamjet kur ushtarët ukrainas përdorin një raketë britanike për të shkatërruar një helikopter rus me vlerë 12 milionë sterlina.

Sipas gazetës, ushtarët përdorën raketat Starstreak për të rrëzuar helikopterin Kamov KA-52.

Ngjarja u regjistrua në rajonin Zhytomor.

Ky helikopter rus me një vend njihet me nofkën ‘Peshkaqeni i zi’ dhe përshkruhet në Rusi si ‘helikopteri më vdekjeprurës’.

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

U certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në Malishevë

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në...

Lajmet e Fundit