21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Vjedhje e rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë në objektin e antenës së IPKO-së në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, brenda rrethojave të këtij objekti janë vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit, më saktë e naftës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Tërrnje në Prizren, rreth orës 02:40.

Tutje është thënë se vjedhja ka ndodhur nga persona të panjohur dhe se ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.Policia ka thënë se rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është nën hetime.

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit