3.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Vlora Dumoshi e Shpend Ahmeti flasin për ndërtimin e Shtëpisë së Operës dhe Baletit

Ndërtimi i Shtëpisë së Operës dhe Baletit,  gjetja e një vendi më të përshtatshëm për ndërtim si dhe projekte të tjera në fushën e kulturës, kanë qenë temat e bisedës në takimin që ka zhvilluar Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi e Ahmeti, biseduan edhe për muzeun bashkëkohor, ndërtimin e sallës koncertale.

Ministrja Dumoshi tha se me kryetari Ahmeti do të takohen edhe një herë, për të biseduar më detajisht për tetarin e Operës dhe Baletit.  do të kenë edhe një takim më të detajuar  sidomos për teatrin e operës e baletit.

“Me kryetarin dhe drejtorët diskutuam edhe bashkërendimin në projekte të ndryshme. Biseduam  për teatrin e Operës dhe Baletit, për Muzeun bashkëohor, Stadiumin e qytetit, për  qendrën e tenisit që ministra do ta mbështesë. U morëm vesh ta kemi një takim më të gjere sidomos për teatrin e operës dhe baletit”, tha ajo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha që me ministren diskutuan për ndërtimin e sallës koncentrale si dhe Operës dhe baletit

“Kemi disktuar për temat të cilat janë të përbahskëta dhe edhe minstria nuk është që për herë të parë njihet me projektet. Tash kemi nevojë të koordinohemi për bashkëfinancime të ndryshme,  për aktivitete kulturore dhe projektet nacionale qoftë për sporitn apo për sallën koncentrat, pallatin e  operës dhe baletit. Kemi biseduar edhe për infastrukturën në mënyrë që të kemi më shumë salla.”, tha ai

Ahemti tha se për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit kanë një diskutim me Univeristetin e Prishtinës. Ai tha se duhet të jetë në një lokacion sa më të mirë.

“Kemi interes ta kemi teatrin e operës dhe baltetit  në një vend më të mirë. Do ishte mirë t’i bëjmë fondet bashkë. Besoj presim kalimin e buxhetit sa ndan qeveria. Ministria ka shpall konkus për dukjen e teatrit”, tha ai.

Ahmeti tha se prioritet do të kenë sallën koncentrale, por që kanë disa opsione se ku do të ndërtohet. “Për sallën koncentrale kemi disa opsione e cila do të jetë prioritet,

Ai tha se do ta presin edhe buxhetin që pastaj të kenë edhe një koordinim më të detajuar.

Ndryshe, që nga viti 2009, përveç gërmimeve të hapësirës dhe vënies së gurthemelit të Shtëpisë së Operës dhe Baletit, nuk është bërë asnjë punë në terren për realizimin e projektit.

Më Shumë

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Është fundjava e dytë e kalimit pa kontrolle në pikë kufitare të Morinit dhe numri i udhëtarëve që shkojnë drejt Shqipërisë  është i shumtë. Pavarësisht...

Hamza në Prizren, bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat: Më pak taksa, më shumë paga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren. Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe...

Lajmet e Fundit