24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Vritet nga forcat ukrainase njëri prej snajperistëve më të mirë rusë

Forcat e armatosura të Ukrainë kanë vrarë njërin prej snajperistëve më të mirë rusë, kanë bërë të ditur burime brenda forca separatiste pro-ruse, shkruan Newsweek.

Lajmin për vdekjen e Alexander Kislinsky, snajperist në forcat ruse GRU dhe në brigadën e 22 të Spetsnaz, i cili pati “zbarkuar” në Ukrainë gjatë 24 majit, ka alarmuar ushtrinë e Putinit, transmeton Telegrafi.

Në llogaritë e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, është bërë e ditur se ky snajpersit që konsiderohej si një prej më të mirëve në forcat ruse, është vrarë gjatë një beteje, madje ata publikuan edhe imazhe të funeralit të Kislinskyt, kufoma e të cilit është rikthyer në Rusi.

Forcat separatiste pro-rusë janë munduar ta glorifikojnë figurën e snajperistit të vrarë rusë – duke e cilësuar si hero dhe luftëtar të mirë, por ukrainasve nuk iu desh shumë kohë nga ardhja e tij në Ukrainë, që ta lokalizojnë dhe vrasin. /Telegrafi/

Më Shumë

Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e...

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Lajmet e Fundit