Lamtumirë ish-president Bujar Nishani!

Ish presidenti u përcoll me ceremoni zyrtare ku miq, kolegë e politikanë të të gjitha kaheve politike zhvilluan homazhet në Presidencë në nder të tij duke vlerësuar kontributin që tha në të mirë të interesat tonë kombëtar.

Me qindra njerëz përcollën kortezhin mortor të Nishanit, i cili doli për herë të fundit nga dera e Presidencës. Në lamtumirën e fundit nuk munguan edhe personalitete përtej Shqipërisë, që nga ato të Kosovë e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë.

Në nder të tij sot është shpallur ditë zie kombëtare ku flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë për të nderuar figurën dhe kontributin e Bujar Nishanit për vendin.

Miq, kolegë e politikanë i japin lamtumirën e fundit Nishanit

Ish presidentit Bujar Nishani po i jepet lamtumira e fundit nga miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe politikanë. Homazhet në nder të tij po zhvillohen në Presidencë me ceremoni zyrtare, ndërsa sot është shpallur ditë zie kombëtare ku flamuri shqiptar është në gjysmështizë për të nderuar figurën dhe kontributin e tij për vendin.

I pari që zhvilloi homazhe ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta duke vendosur dhe kurorën me lule pranë arkëmortit. Meta ka lënë edhe një shënim në bllokun e kujtimeve për  Nishanin, ndërsa në krahë mbante shiritin e zi.

Të shumtë ishin edhe familjarët dhe miqtë e tij të cilët kryen homazhet në nderim të Nishanit.

Në homazhe nuk munguan as disa nga deputetët e PD dhe anëtar të Partisë Demokratike si Edith Harxhi, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ervin Kulluri. Edhe Mesila Doda e PDIU-së iu bashkua homazheve.

Ceremonia zyrtare e homazheve do të mbahet deri në orën 12:00 dhe më pas arkëmorti me trupin e ish-presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të përcillet drejt varrezave të Sharrës.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit