11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

VV: Alternativa që zgjedhjet i kthen në zgjidhje

RexhepSelimi-tususKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka mbajtur një tubim me banorë të lagjes “Tusus”.

Rexhaj u bëri thirrje qytetarëve të analizojnë me objektivitet dhe kujdes alternativat që u janë paraqitur pasi shumë prej tyre fyejnë intelegjencën e qytetarëve me kursin e politikave të deritanishme që kanë qenë më tepër zhvatje dhe korrupsion.

“Lëvizja Vetëvendosje! prezanton një alternativë të detajuar dhe të formuluar me kujdes, me qëllim që të sjellë ndryshimin në Prizren, nëpërmjet një menaxhimi të mirëfilltë të ekonomisë, arsimit e shëndetësisë”, tha Rexhaj. Ai theksoi nevojën e ndërtimit të shkollave të fillore e të mesme, për t’u hequr fshatrave dhe periferive kostot e udhëtimit drejt qytetit. Sipas tij, depolitizimi i shkollave i hap rrugën profesionalizimit të mësimdhënies.

Përsa i përket problemit të ujit në Prizren, Rexhaj siguron se mjafton menaxhimi i mire i burimeve të qytetit, duke u shtuar këtyre edhe dy burime të tjera nëpërmjet shpimeve në Potslisht dhe Vërnicë.

I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje! është ajo alternativë që zgjedhjet i kthen në zgjidhje.

“E vetmja gjë që ju premtojmë është se ne do ta mbrojmë votën tuaj, mirëpo kjo nuk mjafton. Nëse ju nuk dilni në zgjedhje, ne nuk kemi çfarë të mbrojmë. Vota mbrohet me prezence, vota mbrohet duke mos e pranuar korrupsionin, pra duke mos e shitur votën. Prekja e votës është krim, sepse është prekje e vullnetit të qytetarit”, tha Selimi.

Selimi u shpreh kundër ‘privatizimit të kahut të luftës’, siç e quajti ai, pasi krahu i luftës nuk i takon asnjë partie politike, por i takon popullit.

Ai tha se përballë korrupsionit dhe gjendjes aktuale politike, Arbri nuk është vetëm, por është një administratë e tërë që nëpërmjet alternativës qeverisëse synon ndryshimin.

“Ne kemi ardhur të marrim detyra, dhe këto detyra mund të na i jepni vetëm ju, në datën 3 nëntor”, tha Selimi.

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit