6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

LDK: Shehu do jetë kryetar i Rahovecit

LDK-krushe e madheLidhja Demokratike e Kosovës dega në Rahovec ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e fshatit Krushë e Madhe. Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Nahit Elshani, tha se po kthehet koha Ibrahim Rugovës.

“Nga ky tubim madhështor po tregohet se po kthehet koha e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe se vetëm me votën e juaj për LDK–në do bëhet ndryshimi në Komunën e Rahovecit”, tha ai.

Kurse, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Fahredin Shehu, tha se me 3 nëntor do t’i themi të keqës, mjaft, dhe do të sjellim një qeverisje demokratike. “Me 3 nëntor do t’i themi të keqës mjaft. Ne nuk jemi sundimtarë, por do e sjellim një qeverisje demokratike, ashtu siç e ka pasur dhe e ka LDK–ja”, tha ai.

Gjithashtu, Shehu ka demantuar kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, siç është përfolur sot nga kundërshtarët tanë, por do të jem i LDK–së dhe i banorëve të Rahovecit, jo veç për 4 vite, por për 8, dhe se këtë nuk e bëj për inat të dikujt, por për hatër të popullit”, tha Shehu.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe figura të larta të LDK-së, si Avdullah Hoti, Azem Hajdari, Arben Gashi, Haki Latifi etj.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se që nga e diela, Shehu do të jetë kryetar i Rahovecit. “Që nga e diela, Shehu do jetë kryetar i Komunës së Rahovecit. Ne do qeverisim me komunat, ne do qeverisim me Kosovën”, tha Hoti.

Kurse, anëtari tjetër i kryesisë së LDK–së, Azem Hajdari, tha se Krusha e Madhe ka merita të mëdha për të tashmën e Kosovës dhe për të ardhmën e saj. Sipas tij, ndryshimi për Rahovecin gjendet në kandidatin e LDK-së për kryetar Komune, Fahredin Shehu.

“Me këtë kandidat krenohet jo vetem Rahoveci, por e tërë Kosova, sepse është një person që sa e më shumë po stoliset me medalje – mirënjohje nga shtete të ndryshme të botës, e që së shpejti do nderohet me një mirënjohje për shkrimet e tij edhe nga Filipinet”, tha Hajdari.

Ndërkaq, deputet i LDK–së në Parlamentin e Kosovës, Arben Gashi, tha se Krusha e Madhe ka sakrifikuar shumë për Kosovën, dhe se prap është forca që do ta bëj ndryshimin në qeverisjen e Komunës së Rahovecit.

Ai tha se Rahovecit dhe Kosovës i duhet një qeverisje që do ta kthej dinjitetin në tërë vendin, që do ta largoj korrupsionin, shantazhet, kriminalitetin etj.

“Shehu e ka përkrahjen e LDK–së, dhe së bashku do arrijmë të qeverisim ndryshe. Ne nuk do japim nga 500 euro subvencione vetëm një herë në katër vite, siç po bëjnë të tjerët, ndërsa për vitet e tjera rrushi dhe perimet kalben në fushë, por ne do ofrojmë mënyra ideale që bujqit të kenë hapësira për shitje të prodhimeve të tyre”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit