21 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Ymer Berisha: Komuna e Prizrenit ka në realizim disa projekte kapitale

Akuzave të opozitës ju është përgjigjur Ymer Berisha, shef i Zyrës për informim në komunën e Prizrenit.

Ai për “Kosova Sot” pohon se emërtimet buxhetore të planifikuara për realizim në secilin vit janë votuar në Kuvendin e komunës edhe nga kuvendarë të LDK-së, ndaj lidershipi i kësaj partie është mirë që të konsultohet me kuvendarët e subjektit të tij para se të pretendojë të bëjë lajm të paqëndrueshëm politikisht e publik.

“Në këtë mënyrë po e humb seriozitetin e nevojshëm për komunikim me qytetarët. Komuna jonë ka në realizim disa projekte kapitale që marrin kohë më shumë se një vit, ndaj nxitimet për të bërë akuzua fiktive politike janë mungesë respekti ndaj punës dhe qytetarëve. Nënshkrimi i memorandumeve me ministritë e Qeverisë së Kosovës, të cilat përkrahin projektet tona publike, kalojnë shumën e investimeve mbi 2.000.000 euro dhe ndihmojnë qytetarët e komunës sonë në ngritjen e cilësisë së jetës në përgjithësi, ata që marrin guximin t’i klasifikojnë ‘false’ janë më shumë sesa duhet të ‘guximshëm’, në politikë- bërje”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, komuna vazhdon të ruajë kujdesin maksimal për të gjithë.

Kurse qytetari Ramadan Gashi, pensionsit, pohon se ka pasur rastin të dëgjojë se Prizreni po e fillon projektin për një shtëpi pleqsh dhe kjo e ka gëzuar atë. Sipas tij, kjo është e nevojshme për Prizrenin.

“Nuk më intereson mua a është vit zgjedhor apo jo. Kjo që më intereson mua është fakti se Prizreni për një vit ose më së largu për dy vite do të ketë shtëpi pleqsh”, pohoi ai për gazetën.

Më Shumë

Mbi 60 aksidente gjatë 24- orëve, policia shqipton mbi 2.500 gjoba trafiku

Policia e Kosovës, në raportin e saj të 24-orëve ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 60...

U largua nga shtëpia para gjashtë dite, policia në kërkim të një personi nga Prizreni

Një mashkull kosovar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në Prizren. Sipas raportit të bërë më 8 korrik, viktima është larguar nga shtëpia...

Lajmet e Fundit