14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Zafir Berisha: Sot unë jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit

Zafir Berisha: Sot unë jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit

para 10 ore

Zafir Berisha: Sot unë jam ushtari më besnik i Hashim ThaçitIsh deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë se  pavarësisht mospajtimeve politike me ish-presidentin Hashim Thaçi, ai sot është ushtari më besnik i tij dhe të tjerëve që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Berisha në Kanal 10 në emisionin “Politiko” ka folur për luftën speciale kundër UÇK-së qysh prej paraqitjes së saj e deri e deri më sot.

“Sot e kemi një gjykatë që merret se kush e ka hëngër një shkelm. e kush një shuplakë por qëllimi është që të dëmtohet lufta e UÇK dhe të vihet në pikëpyetje intervenimi i NATO-s.  Nga të parët nuk jam pajtuar me Hashim Thaçin, por nëse nuk pajtohem politikisht unë nuk mund të gjuaj gurë  e dru mbi të.  Unë sot jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit dhe atyre burrave që po gjykohen në Speciale”, tha Berisha.

Ai tha se në Kosovë njerëz edhe nga politika po e bëjnë argatin e djallit.

“Ne kemi fatkeqësisht që njerëz të politikës që për interesa perosnale po bëjnë argatin e djallit”, shtoi ai.

Ai tha se kjo që po ndodhë sot nuk është aksidentale.

“Shtrëngatë ose lufta speciale në raport me UÇK nuk është e sotme. Kjo mun dtë them se është për politikë ditore. Kjo shtrëngate ose kjo luftë propagandistike që burimin e ka në Serbi dhe disa vende aziatike, edhe kur ka dalë në skenë UÇK ka pasur një luftë speciale kundër saj”, tha Berisha

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit