Murati: Nuk është kompetencë e Ministrisë që të falë gjobat e shqiptuara për bizneset nga Inspektorati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia.

Murati para deputetëve të Kuvendit tha se nuk e kupton pse është thirrur interpelanca kur nuk është në kompetencë e tij.

“Është hera e parë që nuk e kanë të qartë se pse po thirrin interpelancë. Bizneset për shlyerjen e borxheve të ATK-së, është vendimi. Çështja tjetër është gjobat e shqiptuara nga inspektorati e nuk kanë të bëjnë me Ministrinë e Financave. Nuk është kompetencë e MF-së e as Qeverisë të falin këto gjoba. Çështja se a duhet të falen borxhet në ATK, e jap qëndrimin tim”, tha ai.

Murati ka thënë se nuk mund të falen borxhet e ndëshkimet.

“Borxhet nuk mund t’i falim… Me falje të borxheve e ndëshkimeve nuk mbahet shteti, shteti mbahet me tatim, prej tatimpaguesve që paguajnë me rregull….”, ka thënë ndër të tjera, Murati./Telegrafi.com/

Më Shumë

Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë. Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se përmes kësaj platforme...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit