13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Zgjedhja e Pirlos dhe frika e shkarkimit nga Juventusi, rrëfehet Paratici

Juventusi i surprizoi të gjithë duke zgjedhur Andrea Pirlon trajner të ri të skuadrës. 41-vjeçari nuk ka eksperiencë në pankinë, por është i sigurt fakti që bardhezinjtë do të rikthehen të zhvillojnë një futboll të bukur me të si “timonier”.

Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratici flet rreth vendimit për të zgjedhur ish-mesfushorin e madh si zëvendësues të Sarrit dhe e mbyll me një koment për veten e tij. Shumë kritika janë bërë për merkaton, por Agnelli vendosi t’i besonte drejtuesve.

I kishim bërë vlerësimet tona në bazë të sezonit dhe jo një ndeshje teke. Zgjedhja e Pirlos ishte natyrale, një zgjedhje juventine. Andrea është një djalë që ka qenë pjesë e jona, ka luajtur këtu dhe nuk i ka shkëputur asnjëherë kontaktet me ne.

Kemi besim se është një i përzgjedhur i fatit, ashtu siç ishte edhe si futbollist. A rrezikoj shkarkimin? E kam të vështirë të mbroj veten, por Agnelli e përsëriti dje besimin kundrejt drejtuesve.

Më duket e vështirë të ndërrojë mendim pas pak orësh. Jam prej dhjetë vitesh pjesë e Juves dhe kam me të gjithë një raport që shkon përtej aspektit profesional“, thekson Paratici.

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në tregun e gjelbër në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.   Siç thuhet në raportin...

Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Të ndëshkohen përgjegjësit

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit