Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar betejen me Vetëvendosjen. Ajo do ta marrë Kryeparlamentarin dhe marrëveshja mes dy paleve tashmë është arritur.
Ajo pritet të nënshkruhet sot, kanë thënë burime të sigurta të Reporterit.
“Po, LDK do ta ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Vjosa Osmani do të propozohet”, ka thënë ky burim i Reporterit. “Sa i përket ministrive ndarja është 5 me 5”, ka thënë ky zyrtar i afërt me negociatat VV dhe LDK.
Faktin se mund të behet Kryetar e Kuvendit, e kishte përmendur pak ditë më parë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
‘’E mundshme që Vjosa të jetë kryeparlamentare një vit. Tash varet nëse VV ka me e pranu. Nuk po themi as dy vjet, sepse nuk e kemi kërku. As s’ka formulë tjetër në qeverisje. Jemi pajtu 5+5’’, ka thënë Haziri.
Pas kësaj marrëveshje, Glauk Konjufca duhet ta lëshojë pozitën, pas një muaji. Ai dje tha se “nuk ëahtë koha e dorëheqjeve por emërimeve”. Kategorik kunder dorëheqjes së tij kishte qenë edhe vetë Albin Kurti, kryetar i VV-së. Në disa raste kishte thënë se nuk ak kthim prapa. Për më tepër, kishin thënë nga VV se është fyerje për institucionin e Kuvendit që të bëhen veprime të tilla. /Reporteri.net