5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Latifi takon të rinjtë e Rahovecit, diskuton për të ardhmën e tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për zhvillimin e një takimi të rëndësishëm dhe të hapur me të rinjtë e komunës, i cili u organizua nga Shoqata Humanitare “Kosova” (SHL-Kosova) në kuadër të projektit me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS) të Rahovecit.

Takimi, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen aktive të të rinjve të qytetit, ofroi mundësinë për të diskutuar shqetësimet, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen ata, si dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë.

Latifi theksoi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë dhe angazhimin e Komunës për krijimin e mundësive për zhvillimin e talenteve rinore.

“Ne jemi të angazhuar që të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë tanë, të cilët janë e ardhmja e komunës sonë. Kjo është arsyeja pse jemi në vazhdimësi duke rritur mundësitë për angazhim të tyre në aktivitete kulturore dhe shoqërore, dhe po punojmë për të ofruar bursa dhe mundësi të tjera për zhvillimin e ideve të tyre inovative,” tha Latifi.

Në këtë ngjarje, të rinjtë shprehën kërkesa dhe ide për projekte që do të kontribuonin në përmirësimin e kushteve dhe mundësive për angazhimin e tyre në aktivitete të ndryshme.

Ata diskutuan gjithashtu mbi nevojën për mbështetje të mëtejshme në zhvillimin e grupeve vullnetarizmi, si grupet për teatër, art, muzikë, dhe të tjera, ku ata po shprehin talentet dhe aftësitë e tyre.

Kryetari Latifi gjithashtu falënderoi Shkumbin Arifi, drejtorin e SHL-Kosova, dhe  Vjollca Gurgule, zëvendësdrejtoreshën e SHL-Kosova, për angazhimin dhe punën e shkëlqyer që ata po bëjnë për fuqizimin e rinisë në Rahovec.

“Partneriteti ynë me SHL-Kosova është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit që sjell përfitime të mëdha për të rinjtë dhe komunitetin”, shtoi ai./PP

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Poezia në krizë vlerash

Qazim THAÇI Është koha e fundit të besojmë që vlerat duhet të vlerësohen si të tilla, dhe jo të lejojmë që antivlerat të marrin primatin....

Për 24 orë, shqiptohen vetëm 828 gjoba trafiku në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar vetëm 828 gjoba trafiku. Kjo është një rënie goxha e madhe e shqiptimit të gjobave, pasi...

Lajmet e Fundit