7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohet Mytaher Haskuka, nuk e respektoi orën policore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është arrestuar nga policia, për mosrespektim të orës policore.

Arrestimi i tij, është bërë rreth orës 23:00, gjatë kohës sa ishte duke udhëtuar për në Prishtinë.

“Policia ka arrestuar një person me iniciale M.H. për shkak se nuk e ka respektuar orën policore”, tregon një burim i “PrizrenPress”-it, brenda Policisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, me datë 23 mars 2020, kishte vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve, pas shfaqjes së pandemisë COVID 19.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i Qeverisë, sipas këtij aktgjykimi, mbetet në fuqi deri me 13 prill.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit Haskuka.

Kurti është i revoltuar me Haskukën që nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë.

“Unë kam menduar që vetëm Hashim Thaçi dhe Kushtetuesja kanë qenë kundër vendimit të Qeverisë. As mendja nuk më kishte shkuar që Haskuka ka qenë në linjë me Thaçin e Kushtetuesen”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka mirëpritur arrestimin e Haskukës.

Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, anëtarët e këtij subjekti politik, kanë kërkuar nga policia që të mos e lirojnë Haskukën, derisa t’i përfundon mandati i kryetarit të Komunës.

Por, në mbrojtje i ka dalë opozita.

Krerët e partive opozitare në Prizren, pasi kanë marrë informacionin për arrestimin e Haskukës, së bashku kanë shkuar në polici.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haskukës.

“Ne me zor po e mbajmë në pushtet, e ju e keni arrestuar”, janë ankuar në polici, krerët e partive opozitare në Prizren.

Urime 1 Prilli !

/Aprilliiiiii/

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit