Anthony Joshua ka bërë një dedikim ndaj punonjësve shëndetësorë, në kohën kur ata po zhvillojnë luftë të vazhdueshme me krizën e coronavirusit.

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda duhet të përballet me Kubrat Pulev më 20 qershor në Londër, por me shumë mundësi meçi do të shtyhet për shkak të përhapjes së COVID-19.

Si shumica e vendeve evropiane, edhe Britania e Madhe është në izolim, ndërsa të gjitha ngjarjet sportive janë pezulluar ose shtyrë për të ardhmen.

Ndërsa mbështetjes së madhe për punëtorët shëndetësore i është bashkuar edhe Joshua përmes një videoje të publikuar në Instagram duke i quajtur heronj të vërtetë.

“NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor) ju jeni heronjtë e vërtetë, shumë dashur për ju, faleminderit shumë”, ka deklaruar mes tjerash Joshua, i cili u ka kërkuar të gjithëve t’i respektojnë rregullat duke thënë se do ta kalojmë bashkë këtë sfidë . /Telegrafi/