Kurti letër Thaçit para takimit: Sot me ju flas vetëm për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka drejtuar një letër presidentit të shtetit, Hashim Thaçi pak minuta para nisjes së takimit në presidencë, raporton Gazeta Express.

Në letrën e publikuar Kurti shkruan se do të takohet me kënaqësi me presidentin, për të folur lidhur me hapat e mëtejmë sipas kushtetutës, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që të respektojë kushtetutën duke shkruar se Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.

Kurti ka shkruar se çështja e vetme që do të bisedojë sot me presidentin është që të gjendet koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit./Express/

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit