17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Aventura me Interin drejt fundit, dy alternativa për të ardhmen e Godin

Diego Godin ishte një nga afrimet më të bujshme të Interit në verën e kaluar. Zikaltriti siguruan me parametra zero shërbimet e ish-kapitenit të Atletico Madrid dhe një prej mbrojtësve më të fortë në botë.

Gjithsesi, aventura italiane e 34-vjeçarit nuk ka shkuar mirë. Fillim i sezonit ishte perfekt, por më pas e humbi postin e titullarit. Raporti me trajnerin Conte nuk është ndër më të mirët dhe uruguaiani pritet të largohet në fund të sezonit.

E ardhmja e Godin është e ndarë mes Spanjës dhe Anglisë. Mundo Deportivo raporton se Valencia do t’i dhurojë një kontratë dhe një fanellë titullari. Interesim ka edhe nga Premier League, aty ku disa klube të ndryshme janë gati t’i besojnë eksperiencë së lojtarit latin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit