13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e
Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09
miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e
depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71 për qind, ndërsa norma mesatare e
interesit në kredi ishte 6.24 për qind ku në muajin paraprak ka qenë 6.34 për qind.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70 për qind, kurse margjina e normës së
interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53 për qind.

7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare
? 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto
? 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
? 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja
? 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
? 84.70 për qind, raporti kredi-depozita
? 6.24 për qind, norma e interesit në kredi
? 2.71 për qind, norma e interesit në depozita

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit