6.3 C
Prizren
E premte, 4 Dhjetor, 2020

Besohet të jetë konfirmuar aktakuza kundër Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ani se të premten janë bërë gjashtë muaj prej kur i është paraqitur ajo nga organi i akuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar dyshon se Thaçi e Veseli kanë kryer krime lufte.

E premtja përbën afatin e skajshëm brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake është dashur të vendosë për aktakuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informatë për këtë rast, juristët, si Arianit Koci, besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar, shkruan KOHA.

“Mendoj se aktakuza është konfirmuar, së paku pjesërisht, për shkak se gjyqtari i procedurës paraprake i ka pasur gjashtë muaj ditë afat që ta konfirmojë apo ta hedhë aktakuzën”, i ka thënë KOHËS Koci. “Meqenëse deri sot nuk e kemi informatën se aktakuza është hedhur, rrjedhimisht ajo është konfirmuar”.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ua paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika, përmes së cilës Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, thuhej në njoftim. “Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e kësaj informate për akuzat, pasi kishte thënë se Thaçi e Veseli po bënin përpjekje të përsëritura për pengimin dhe sabotimin e punës së Speciales.

Por, tash kur ka përfunduar afati brenda së cilës duhet konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuza, nga Haga nuk është treguar gatishmëri të jepen informacione.

“Kolegët e mi në Dhomat e Specializuara do të përgjigjen”, ka thënë shkurt Chris Bennett, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

E, të përmbajtur nga informatat janë treguar edhe në institucionin që e ka përmendur Bennetti.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Dhomave të Specializuara. “Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para Gjykatës”.

Avokati Koci tregon edhe arsyet pse Specialja mund të vendosë për të mos e ndarë me publikun informatën për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit.

- Advertisement -

Më Shumë

Jep dorëheqje këshilltari i presidentit Trump për coronavirusin

Dr. Scott Atlas dha dorëheqjen si këshilltar special i presidentit Donald Trump, tha një zyrtar të hënën, pas katër muajsh në detyrë gjatë të...

Prizrenit i kërkohet t’i heqë “Skënderbeun” 70 mijë eurosh dhe “Adem Jasharin” e frizerit

Gjashtë thasë çimento, rërë, poliester dhe ngjyra, janë materialet që i kanë hyrë në punë autorit të shtatores së Adem Jasharit që ta rrumbullakojë...

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Kanë filluar hetimet në Argjentinë rreth vdekjes së Diego Maradonës në të mërkurën e kësaj jave në moshën 60-vjeçare. Sipas protokollit të lëshuar, thuhet se...

Zyrtarë komunalë të Prizrenit shkelin masat anti-COVID duke festuar 28 Nëntorin

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë festuar 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht rekomandimeve që janë dhënë për të frenuar përhapjen e...

Vdekja e Maradonës, hetuesit kërkojnë komision mjekësor për të gjetur “fajtorët”

Prokurorët specialë, që po hetojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Diego Armando Maradonës, pasi të kenë përfunduar analizat toksikologjike mbi gjakun dhe urinën...

Skulptori i Skënderbeut në Prizren: Faleminderit për komentet!

Nuk është hidhëruar. Komentuesve i është përgjigjur me një falënderim. Skulptori Sinan Aliaj ka uruar Prizrenin për shtatoren e Skënderbeut. “Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan...

Trusti del me një sqarim pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dal me një sqarim pas miratimi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të...

Në Kroaci 57 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 48

Në Kroaci 57 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 2919 të infektuar të...

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten kuvendarët e Prizrenit

Festa e Flamurit u ka kushtuar me gjobë kuvendarëve të Prizrenit. Ata kanë festuar 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pa i respektuar masat anti-COVID. Policia...

Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në...

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

Një person i kërkuar është arrestuar në Xërxë të Rahovecit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë. “Në bazë te urdhëresës...

Nervozohet skulptori pas kritikave për shtatoren e Skënderbeut: S’ia ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej

Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e cila u vendos në Prizren më 28 Nëntor, raporton...

Shoqata e Gastronomëve kërkon nga deputetët të votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Shoqata e Gastronomëve...

Policia arreston të shumëkërkuarin në Prizren

Pas një pune intensive operative nga njësiti i hetimeve rajonale dhe njësia speciale operative, sot është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimt me rrezikshmëri...

Pamje: Mike Tyson dhe Roy Jones ndahen baras në meçin e shumëpritur

Mike Tyson ka thënë se do shkojë edhe më larg dhe do të bëjë edhe më shumë në ringun e boksit, pasi rikthimi i...

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në qendrën e madhe tregtare “Abi Çarshia”...

Lajmet e Fundit

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi. Sipas tij,...

Suharekë, arrestohet drejtori i kompanisë për falsifikim dokumenti për tenderin milionësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik. Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria...

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

Muaji dhjetor sapo ka filluar që do të thotë që po përgatiteni t’i jepni lamtumirën një viti tjetër që po largohet. Dhe çfarë viti! Sigurisht që...

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe...

Haskuka: Projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Në Prizren sot janë takuar kryetarët e tri komunave të këtij rajoni. Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë shkruar...