29.8 C
Prizren
E enjte, 5 Gusht, 2021

Drejtori i Thesarit pas avullimit të 2 milionëshit: E kam menduar dorëheqjen

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se e ka menduar mundësinë e dorëheqjes nga ky post, pas transferit të mbi 2 milionë eurove nga ky institucion në një kompani private.

“E kam menduar dhe jam jashtëzakonisht i thyer pas rastit”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se pas zbardhjes së rastit, do ta shqyrtojë qëndrimin e tij në pozitën e udhëheqësit të Thesarit.

Më 20 tetor, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda u arrestua, nën dyshimin, se përmes katër transaksioneve ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove në kompaninë private, LDA Group Sh.p.k.

Ismaili pranon se më 9 tetor, kur ka ndodhur transferi, nuk ka qenë i informuar për rastin.

“Unë nuk e kam ditur për transaksionin, dhe nuk mundem, sepse gjatë ditës ka raste që ekzekutohen 5,000 pagesa, këto pagesa, sipas udhëzimeve shkojnë te nivelet tjera, tek unë vijnë vetëm pagat”, tha Ismaili.

“Labinot Gruda, ka qenë menaxher i tavolinës ndihmëse, ka pasur detyrë krijimin e përdorueseve të punëtorëve në sistem”, tregon Ismaili për REL.

Ndërkaq, në një letër dërguar mediave, Ismaili e ka cilësuar këtë transfer si “veprim krejtësisht individual”.

Sipas tij, në këtë rast janë “tejkaluar autorizimet ligjore, janë ndërmarrë veprime të palejuara dhe janë krijuar përdorues fals në sistem, duke thyer/resetuar fjalëkalime të zyrtarëve përgjegjës të ministrisë nga e cila janë marrë mjetet”.

“Pra, ka përdorur qasjet nga sistemi për të bërë krim, i cili ka pasur për qëllim mashtrimin përmes manipulimit dhe thyerjes nga brenda të sistemeve, që bie në domenin e krimit kibernetik po ashtu”, tha Ismaili.

Ndryshe, të enjten, më 22 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi Grudës masën e paraburgimit prej një muaji. Dy persona të tjerë, që thuhet se janë pronarë të kompanisë ku janë transferuar paratë, gjenden në arrati.

Gruda, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të enjten është deklaruar i pafajshëm për dyshimet që rëndojnë ndaj tij.

“Ky veprim është kryer pa bashkëpunim dhe pa asnjë aprovim nga eprorët dhe i tillë është gjurmuar dhe të gjitha provat nga sistemi janë aty (audit logs), që tregojnë për kompjuterin personal (PC), përdoruesin (username) si dhe për adresën (IP) e kompjuterit të vendit të punës. Të gjitha këto qasje janë mbyllur dhe bllokuar të gjitha mundësitë për ndryshime më tej”, tha kreu i Thesarit, Ahmet Ismaili.

Transferimi i 2 milionë eurove nga Thesari në një kompani private, sipas Prokurorisë së Shtetit është bërë më 9 tetor dhe i gjithë procesi i transferimit është kryer për 8 minuta, ka thënë organi i hetuesisë, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Kurse, më 16 tetor, Ismaili thotë se është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe aktualisht, së bashku me gjithë anëtarët e familjes, gjendet në vetizolim.

Pavarësisht transferit të 2 milionëve, sistemi i financave publike, sipas Ismailit, është i sigurt dhe u nënshtrohet vlerësimeve të rregullta.

“Rasti që ka ndodhur nuk mund ta rrënojë krejt një sistem, duke qenë se përmes këtyre proceseve dhe këtij sistemi ekzekutohet krejt buxheti i Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Sipas Ismailit, koha e zgjedhur për ta bërë këtë veprim kriminal “të paimagjinueshëm, vjen pas një pune tepër të rëndë që ka bërë stafi i Thesarit, në rrethana të pandemisë, duke punuar me orare të zgjatura”.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se trasnferi i mbi 2 milionë eurove është kryer përmes një sulmi kibernetik

Më Shumë

Një i vdekur dhe 110 raste të reja

Ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë   Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e...

Trumpi urdhërohet t’ia dorëzojë Kongresit dokumentet për kthimin e taksave

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e ka urdhëruar Shërbimin për të Ardhura të Brendshme që t’ia dorëzojë Kongresit dokumentet e kthimit të...

Komuna e Malishevës mbështet edhe 30 bujq me shpërndarëse të plehut

Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, sot i ka shpërndarë edhe 30 shpërndarëse të plehut kimik, për 30 bujq. Kjo...

Ministria e Kulturës sjell plotë aktivitete për të rinj gjatë muajit gusht

“Muaji i Rinisë”, do të jetë aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë te Ditës...

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si...

Humb jetën një pushues nga Prizreni në plazhin e Shëngjinit

Një 68-vjeçar nga Prizreni kishte udhëtuar për pushime në plazhin e Shëngjinit, por ndërroi jetë në spital. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se...

SHBA heq vizat për Kroacinë?!

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, ka bërë të ditur se ka nominuar Kroacinë për Programin e Heqjes së Vizave, të njohur si ‘’Visa...

Deklarohen të pafajshëm ish-përfaqësuesit ligjorë të Komunës së Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Arben dhe Shqipëron Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Të pandehurit Krasniqi po akuzohen...

Dhunohet një vajzë në Prizren

Një e mitur ka raportuar në polici së ëstë dhunuar nga një mashkull. Rasti është raportuar në Prizren, ndërsa policia është duke e hetuar. Nuk raportohet...

Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë një 59-vjeçari në Krushë të Vogël. Sipas njoftimit të policisë gjatë...

Kjo është përbërja e re e Kryesisë së PDK-së (Emrat)

Partia Demokratike e Kosovës ka plotësuar sot Kryesinë e re të kësaj partie. Kryetari Memli Krasniqi ka lexuar emrat e anëtarëve të rinj që janë: Nënkryetarë:...

Rrahja masive e therja me thikë në Prizren/ Detaje për 7 të dyshuarit

Disa persona janë rrahur në fshatin Neprogosht të Prizrenit. Njëri prej tyre është there  me thikë .  Në prangat e policisë kanë përfunduar shtatë persona. Si të...

Vdes një person në Malishevë, ngulfatet nga tymi derisa po provonte ta shpëtonte stallën që po digjej

Një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës. Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla...

U njohën në rrjete sociale – e dhunon në njërën nga villat e fshatit Nashec

Një rast i dhunimit kishte ndodhur më 22 korrik në Prizren, saktësisht në fshatin Nashec. IndeksOnline mëson se rasti është lajmëruar sot në Policia nga...

Qeveria iu bën thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin e Prishtinës për t’i pritur çikat e arta të Kosovës

Qeveria iu ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për ta pritur ekipin olimpik të xhudos, pas triumfit të tij...

E trishtë/ Nëna e tre fëmijëve rrëmbehet, torturohet dhe vritet në SHBA

Një nënë e tre fëmijëve besohet se është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë. Tara Strozier u raportua e zhdukur më 19 korrik dhe trupi i...

Lajmet e Fundit