16 C
Prizren
E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Bizneset kërkojnë shtyrje të kësteve për kredi, BQK-ja thotë se ka bërë një zgjidhje shumë më të mirë

dhe pse komuniteti i biznesit dhe qytetarët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e kësteve për kredi edhe për tre muaj, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerr një udhëzues për bankat komerciale që varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ri-programimin e kredive duke llogaritur edhe interesat. Ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të heshtë dhe të mos i përkrah bizneset në mbulimin e interesave.

Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi thotë për KosovaPress se shtyrja e kësteve për kredi është e domosdoshme për bizneset, sepse sipas tij, kompanitë dhe qytetarët do të kenë vështirësi t’i paguajnë normat e interesit dhe këstet në këtë kohë pandemie.

Krasniqi thotë se bizneset janë në gjendje të rëndë, pasi që përballen me vështirësi për qasje në financa, dhe kështu rrezikohen edhe të falimentojnë.

“Me fillimin e pandemisë bankat kanë ndërprerë edhe dhënien e kredive të rregullta, dhe ende nuk kanë filluar me dhënë kredi. Pastaj kërkesë është shtyrja e pagesave dhe kësteve për kredi, për ata që kanë nevojë. Por, kërkohet shtyrje të kësteve edhe për kamatat e tatimeve që është mëse e nevojshme. Interesin për këtë shtyrje ta merr përsipër shteti dhe të mos i alokohet biznesit dhe qytetarëve, sepse me fillimin e pagesës bizneset dhe qytetarët do të kenë vështirësi shumë të mëdha të pagesës së kredive. Do të jetë një ngarkesë për biznesin si dhe do të rrezikohet edhe falimentimi i bizneseve dhe rritja e papunësisë”, thotë Krasniqi.

Në anën tjetër guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thotë për KosovaPress se kanë bërë një zgjidhje më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë me anë të një udhëzimi për ri-programimin e kredive.

Ai ka shtuar se bankat komerciale janë duke lëshuar kredi edhe në kohë të pandemisë.

“Kemi bërë një zgjidhje shumë më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë marrë parasysh që kemi marrë edhe rekomandimet e FMN-së se si të veprojnë bankat gjatë pandemisë dhe pas pandemisë me qëllim që të përkrahin sektorin e ekonomisë në tërësi. Dhe në këtë kontest ne kemi përgatitë një udhëzim të cilin e kemi aprovuar dhe i kemi dërgua bankave si udhëzues, me qëllim që bankat varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ristrukturimin apo ri-programimin e kredive pa pasur nevojë për provizione shtesë. Prandaj, kjo është një benefit i dy anshëm si për bankat, për arsye se as për bankat nuk është inertes që të ketë kredi të këqija. Duke marrë parasysh që nëse rriten kreditë e këqija bankat duhet të ndajnë kapital për këtë. Por, njëkohësisht edhe për kompanitë që gjithashtu të paguajnë këstet sipas mundësive që i kanë ose nëse paraqitet nevoja edhe për grejs periudhë e kështu me radhë”, thotë Mehmeti.

Ai ka shtuar seBQK-ja ka qenë një ndër institucionet e para në vend që ka reaguar në pandemi dhe në koordinim edhe me shoqatën e bankave, janë shtyrë për tre muaj këstet nga 16 marsi deri më 16 qershor.

Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.

Në Shqipëri është dhënë mundësia që pagesat e kësteve të kredive të mund të shtyhen edhe tre muaj të tjerë, duke bërë një shtyrje për 6 muaj./kp/

- Advertisement -

Më Shumë

“Edhe nëse votohet buxheti, 170 eurot nuk mund të paguhen pa u krijuar baza ligjore”

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të miratohet në lexim të dytë rishikimi i buxhetit. Vëmendja kryesore e...

I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një traktor. Në bazë të raportit të policisë, i gjithë rasti ka...

Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, peng i ligjit të ri

Bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet të presin edhe miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që Qeveria...

Pesë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të orës policore

Pesë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19,...

Një person me COVID-19 hynë në një bankë në Suharekë

Një i infektuar me virusin COVID-19 ka thyer rregullin e vetizolimit duke hyrë në zyrat e një banke në Suharekë pasditen e së enjtës,...

Finalja e FA CUP: Arsenal përballë Chelsea

Futbolli anglez do ta mbyll sezonin 2019-2020, me finalen e FA Cup e cila zhvillohet në Wembley. Nga ora 18:30 do të zhvillohen super derbi...

Suharekë: “Jetimat e Ballkanit” ndajnë mish për 300 familje

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë ndarë nga pesë kilogramë mish për 300 familje të Suharekës të cilat janë në gjendje jo të mirë...

Veterani i UÇK-së i infektuar me COVID-19: Flaka më doli, virusi ma ka humbur fuqinë (Video)

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zekri Agushi, ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me COVID-19. Në video, ai...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Gastronomët e Kosovës nga e mërkura fillojnë me shpërndarjen e shujtave për punonjësit shëndetësor

Pak ditë më para Shoqata e Gastronomëve të Kosovë njoftoi se do të ndihmojnë punonjësit shëndetësor me shujta ushqimore, shkruan KultPlus. Kryetari i Shoqatës së...

Immobile, golashënuesi më i mirë në Evropë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vendosur të bashkohet me një klub ekskluziv si lojtari me më së shumti gola të shënuar në Evropë...

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Kurban Bajramit. "Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit lartësohen vlerat si...

Hajrie Rondo, ndoshta këtë amanet do të linte…

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Hajrie Rondo, tashmë do të ketë një bust në qytetin e lindjes, në Delvinë. Skulptori Kreshnik Xhiku,...

Policia nuk raporton asnjë rast për mbledhjen e qytetarëve në Prizren

Policia e Kosovë nuk ka iniciuar asnjë rast sa i përket fluksit të madh të qytetarëve të cilit janë mbledhur mbrëmë në Abi Çarshia...

Rekord i zi: 16 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

16 persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 vetëm brenda 24 orëve në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga IKSHPK. Ky është numri...

Pesë raste me COVID-19 në Malishevë, njëri kishte vdekur para 2 dite

Në Komunën e Malishevës sot janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19. Megjithatë në një komunikatë për media të dërguar nga Komuna thuhet...

Lajmet e Fundit

Zyrtari i lartë i Policisë në Prizren “kapet” duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit,...

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër...

Policia ndërhyn në një aheng familjar në Suharekë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje. Policia e Kosovës, të martën rreth orës 23:10, ka ndërhyrë në një aheng...

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...