17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Damiel Comolli: Klubet e Premier Ligës po e monitorojnë Muriqin

Damiel Comolli, drejtori sportiv që filloi karrierën e tij në Fenerbahçe në vitin 2018 dhe u largua nga posti i tij në janar të vitit 2020, është rrëfyer për mediumin britanik ‘The Athletic’.

Comolli ka folur edhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Fenerbahçe.

Ish-drejtori sportiv i klubit turk ka thënë se 25-vjeçari mund të luajë në Premierligën angleze së shpejti.

“Muriqi ende ka për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, por ai ka luajtur mirë. Ndoshta, Muriqi mund të mos luajë për klube si Liverpool e Manchester City, por për skuadrat tjera po”, u shpreh Comolli.

Duke folur për paraqitjen e Muriqit në ndeshjen Angli – Kosovë, ai tha:

“Nëse shikoni paraqitjen e tij në ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi kishte shmangur mjaft mirë Michael Keane dhe Harry Maguire”, vlerësoi më tej ish-drejtori i klubit të madh turk.

“Unë e krahasoj atë vazhdimisht me Olivier Giroud, dhe atij mund t’i duhet një Arsene Wenger për t’u përmirësuar edhe më shumë. Disa klube të Premierligës po e monitorojnë atë. Mbi të gjitha, Muriqi ka aftësi të shkëlqyera fizike. Ai mund të vrapojë tërë ditë. Është i përkushtuar dhe mund të flasë gjuhën angleze mjaft mirë”, përfundoi Comolli në mes të tjerash.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit