3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Deputeti i VV për vdekjet e dyshimta në QKUK: Mund t’i quajmë edhe vrasje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur “edhe si vrasje” vdekjet e së dielës në QKUK.

Rexhaj ka pyetur pse Qeveria nuk po e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, tani në kohën kur numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur, e po ashtu edhe rastet e vdekjeve nga koronavirusi janë shtuar.

Ndërkaq vdekjen e katër personave në QKUK, Rexhaj e ka quajtur “edhe si vrasje”.

“Gjendja me COVID-19 është tejet shqetësuese, pothuajse në baza ditore kemi mbi 200 raste në Kosovë. Nëse ju kujtohet sa ishte Qeveria Kurti, kur kishim dhjetëra raste, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kurtit, z.Hotin, kërkonin të shpallej situatë e jashtëzakonshme, pse sot nuk e shpallni gjendjen e jashtëzakonshme? Tjetra, në atë kohë nuk kishim të vdekur, sot kemi me dhjetëra, dhe së fundmi kemi të vdekur aksidentalisht, e besa mund të quhet edhe të vdekur ndoshta edhe si vrasje”, ka thënë Rexhaj.

Mesnatën e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë vdekur katër persona të infektuar me koronavirus.

Dyshimet e para janë se vdekja e tyre u shkaktua nga mungesa e oksigjenit, ndërkaq rasti po hetohet nga organet kompetente./GazetaExpress/

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit