17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dështon seanca për rastin ku ish-polici e ka paditur Policinë e Kosovës për ndërprerje të marrëdhënies së punës

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca për rastin ku ish-polici Driton Bajrami e ka paditur Policinë e Kosovës, për ndërprerje të marrëdhënies së punës.

Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të palës së paditur, për çka gjykatësja Edije Sezairi tha se e ka refuzuar marrjen e ftesës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata konstaton se për seancën e sotme nuk janë plotësuar prezumimet ligjore për mbajtjen e së njëjtës, ngase edhe në fletë kthesë është konstatimi i shërbimit postar se pala ka refuzuar marrjen e ftesës dhe se ftesa për palën e paditur nuk është lënë tek i padituri”, ka deklaruar gjykatësja Sezairi.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më 5 janar të vitit 2021, në ora 11:00.

Sipas padisë të parashtruar nga paditësi Driton Bajrami, ish zyrtar policor, më 13 tetor të vitit 2017, në Gjykatën Themelore në Prizren, thuhet se ndaj paditësit Bajrami është zbatuar masa e suspendimit për shkak të inicimit të procedurës penale.

Po ashtu, në padi thuhet se pas ngritjes së aktakuzës ndaj Driton Bajramit, në Gjykatën Themelore në Prizren, atij i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

“Për kundër faktit se ndaj paditësit tani ekziston një aktakuzë për marrje të ryshfetit, gjithsesi rasti është në procedim e tutje dhe kjo çështje nuk ka përfunduar ende, me çfarëdo vendimit ë plotfuqishëm me të cilën do të konfirmohej fajësia eventuale, rrethanë e cila është bazë për ndërprerje të marrëdhënies së punës”, thuhet në padi.

Lidhur me këtë, pala paditëse po kërkon nga gjykata që ta obligoj të paditurën, Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Përgjithshme që paditësin Driton Bajrami ta kthej në vendin e punës në Prizren. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit