22.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Diskutohet për thjeshtësimin e procedurave administrative në komunën e Prizrenit

Në vazhdën e takimeve të organizuara në kuadër të projektit “Analiza e Procedurave Administrative”, i cili ka për qëllim reformimin e shërbimeve administrative në Komunën e Prizrenit të premten është mbajtur takimi i radhës me përfaqësuesit e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila është anëtare e grupit të Bankës Botërore (BB).

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procedurat administrative të cilat mund të thjeshtësohen, me ç’rast drejtorët e drejtorive të Komunës së Prizrenit kanë dhënë rekomandimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me raportin e përgatitur nga përfaqësuesit e IFC-së.

Me anë të këtij projekti synohet të bëhet thjeshtësimi i procedurave administrative, duke përfshirë eliminimin e procedurave të panevojshme, uljen e kostos së procedurave administrative për bizneset dhe qytetarët, evitimin e kërkesave për dokumentacione të cilat veçse janë në sistem, si dhe rritjen e transparencës rregullatore duke publikuar të gjitha procedurat me informata të nevojshme në faqen zyrtare të komunës.

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Lajmet e Fundit