18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Ansambli i Shkodrës rrëmben trofeun në Prizren

“Kënga Qytetare na bashkon në Prizren” është festivali që, për të dytin vit radhazi, mbahet në Prizren. Aktiviteti që u zhvillua në shtëpinë e kulturës “Xhemaijl Berisha”, mblodhi 7 ansamble nga: Ohri, Shkodra, Përmeti, Kumanova, Kotori, Elbasani dhe Gjakova, së bashku me organizatorin e festivalit, ShKA “Agimi”.

Edhe për këtë vit, qyteti i Prizrenit u bë vendtakimi i artdashësve të këngës së vjetër qytetare.

 

Në këtë festival morën pjesë ansamble nga i gjithë Ballkani, duke prezantuar këngën e vjetër qytetare të trevave prej nga vijnë.

Edicioni i dytë kushtuar muzikës popollure, paraqiti njëkohësisht edhe zgjerimin e festivalit në nivel ndërkombëtar.

 

 

Festivali u mbajt për dy net radhazi, më 16-17 tetor, përkrahur nga ministria e Kulturës dhe Sportit, si dhe përkrahjen e shumë donatorëve.

Ansambli “Mark Kaftalli ” nga Shkodra, fitoi çmimin kryesor të festivalit. Çmimi i dytë, iu akordua ansamblit “Sazet e Këlcyrës” Përmet, ndërsa çmimi i tretë, ansamblit “Bisernicë Boke” nga Kotori. /Konica.al

Më Shumë

Apeli ia kthen në gjobë dënimin me burgim inspektorit të ndërtimit nga Prizreni

Inspektorit të ndërtimit nga Prizreni, Nexhemdin Musliut dënimi me burg i është zëvëndësuar në dënim me gjobë nga Gjykata e Apelit. “Ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës...

Dëshmi për Gjykatën e Hagës: Lvova-Belova ia konfirmon Putinit se adoptoi një adoleshent nga Donbasi

Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe komisioneren për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, u...

Lajmet e Fundit