16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

DokuFest me filma falas për studentët e filmit

DokuFest ka kënaqësinë t’ju njoftojë për bashkëpunimin me Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, programi Regji Filmi për edicionin e 19 të festivalit tonë dhe të parin që po mbahet në sferën dixhitale.

Përmes këtij iniciative, DokuFest do t’u mundësojë të gjithë studentëve dhe profesorëve nga programi ‘Regji Filmi’ qasje pa pagesë në të gjithë programin dhe pakot filmike të cilat janë pjesë e programit të edicionit të sivjetmë të DokuFest.

Për të parë filmat, studentët duhen të krijojnë një llogari në platformën online të DokuFest dhe që pas do të kenë qasje në pakot dhe kombinimet filmike apo në kategorinë e filmave individualë.

I lumtur për këtë iniciativë mes DokuFest dhe Fakultetit të Arteve u shpreh edhe profesori dhe regjisori Ismet Sijarina.

“Përmes kësaj platforme, studentët dhe profesorët do të kenë mundësi, që t’i shohin disa nga filmat më të suksesshëm vendorë dhe ndërkombëtarë të vitit që janë pjesë e programit të “DokuFest”.

Sijarina u shpreh i kënaqur me këtë bashkëpunim duke theksuar se bashkëpunimet me DokuFest do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Njëkohësisht, besojmë se këta filma studentëve tanë do të mund t’u shërbejnë si referencë e mirë për punën e tyre krijuese në të ardhmen. DokuFesti dhe Programi Regji Filmi planifikojnë që ta intensifikojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit