22.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Deputeti Ukaj: PDK është marrë me gjykata jo me Prizrenin, VV edhe më keq se PDK

Deputeti gjaknxehtë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj për “Indeks-Intervistë” ka komentuar qeverisjen e dy partive politike PDK dhe VV në Komunën e Prizrenit.

“Dhe dihet fort mirë se si (PDK) ka udhëheqë, kur dihet se 8 vjet kryetari dhe drejtorët e Partisë Demokratike më së shumti janë marrë me gjykata, se sa me udhëheqjen e Prizrenit” – ka thënë ish-asambleisti nga Prizreni.

Përplasja me asambleistin e PDK-s në Prizren, Bardh Avdaj kishte nisur për shkak të akuzave dhe kundërakuzave se kush ka keqpërdorë pushtetin.

“Po… ne kemi qenë nja 2 vjet me VV në koalicion, mirëpo ata (PDK) duke mos e akuzuar fort VV-në, e akuzonin LDK-në, ndërkohë unë si asambleist, ndërhyra duke i thënë të mos merret fort me LDK-n, pasi kryetari i komunës së Prizrenit, ose udhëheqësi është, Mytaher Haskuka i VV e jo i LDK-s” – ka deklaruar Ukaj.

Por me asambleistin e PDK-s, Ukaj thotë se “mosmarrëveshja kishte përfunduar aty”.

“Po… unë si asambleist në Kuvendin Komunal, kemi pas kështu…për momentin, mosmarrveshje, si do që ta quash, mirëpo ka përfunduar aty për aty – ka thënë deputeti i LDK-së.

Nga ana tjetër, Ukaj ka akuzuar VV-në për menaxhim të keq të qytetit të Prizrenit.

“Tani e shohim si gjithë qytetarët, VV këto tre vite sa menaxhon me Prizrenin e vlerësojnë si është më së keqi. Dhe ma keq se PDK-ja. Nga fakti se asnjë parti nuk qeverisë me VV-në. Nuk kanë bashkëqeverisje. Për shkak të menagjimit të keq , ne jemi larguar edhe nga koalicioni” – ka thënë Ukaj.

“Ka keqpërdorime, kryetari Mytaher Haskuka më së shumti rri në Prishtinë dhe në Stanboll, sa që rri në Komunën e Prizrenit” – ka vazhduar akuzat deputeti Xhavit Ukaj.

Ndërsa me drejtoreshën Kazazi, Ukaj thotë se mosmarrveshja ka ndodhë kur i ka bërë një pyetje dhe ajo nuk ka dashur t’i përgjigjet dhe gjithcka kishte përfunduar aty./IndeksOnline

Më Shumë

120 të vdekur dhe 850 të plagosur në Indi, pas një përplasjeje mes dy trenave

Më shumë se 120 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje mes dy trenave në shtetin lindor...

Haradinaj kërkon mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti II: Po rrezikohet sovraniteti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij, është që të...

Lajmet e Fundit