15.6 C
Prizren
E shtunë, 31 Tetor, 2020

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, e ka dënuar të akuzuarin  me shumën prej 300 eurosh, pasi që ai e ka pranuar paraprakisht fajësinë, për veprën e cila i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtarja Kurteshi, e ka obliguar atë edhe me pagesën e shpenzimeve procedurale dhe atë 60 euro për ekspertizat mjeko ligjore, 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Musli Gashi, i akuzuari Sinani ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke u shprehur se i vjen keq.

“Me vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk kam dashur, askush nuk do, me të dëmtuarin kam pirë kafe pasi që ka ndodhur aksidenti. Kemi marrëdhënie të mira. Kërkoj që gjatë shqiptimit të dënimit, të keni parasysh faktin se unë jam përfitues i ndihmës sociale dhe kam kushtet e vështira” ka deklaruar i pandehuri Sinani në fjalën  tij.

Pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, nuk e ka kundërshtuar as prokurori Gashi, pasi që siç ka thënë ai, i njëjti është bërë me vullnet, pa presion dhe pa forcë.

Sipas aktakuzës së ngritur me datën 5 mars 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dardan Sinani, akuzohet se me datën 13 qershor 2019, rreth orës 18:40, në fshatin Brrut, komuna e Dragashit, saktësisht tek varrezat e fshatit, duke drejtuar automjetin e markës “W Golf”, vepron në kundërshtim  me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor.

Si rrjedhojë e pakujdesisë ai nuk ka treguar kujdes për këmbësoret, në atë mënyrë që duke arritur tek vendi kritik, me pjesën e djathtë  të automjetit godet të dëmtuarin Masar Skenderin, i cili në ato momente ishte duke ecur skaj rrugës.

Si pasojë e goditjes, i dëmtuari sipas ekspertes mjeko ligjor Bergita Curri, pëson dëmtime të rënda trupore, dëmtim të nyjës së shputës së majtë, gërvishtje të lëkurës në vithe si dhe thyerje të dy kockave, të shputës së djathtë.

Me këto veprime, ai ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” e paraparë në nenin 370, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1, Kodi  Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

1072 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1072 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. 24 persona u arrestuan, 19 persona...

Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale. Sipas saj,...

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Vazhdojnë punimet për Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren njofton se punimet për restaurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Landovicë, po vazhdojnë me...

Prizrenasi e godet një femër me veturë e më pas ikën nga vendi i ngjarjes

Një femër në Prizren e pësoi keq dje nga një person me veturë, i cili e goditi atë. Për më tepër, Policia me anë të...

Vidhen 51 korniza të dritareve në Prizren

51 korniza të dritareve janë vjedhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, të enjten. Një person ka raportuar në Polici se në objektin e tij janë...

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës në Prizren ngushëllon familjen Beshi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren Artan Sejrani ka ngushëlluar familjen e gjyqtarit Bashkim Beshit, i cili vdiq sot në...

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset që ende s’i kanë pranuar mjetet për paga

Ministria e Financave ka kërkuar nga bizneset që të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë...

Bashkimi dhe Prishtina synojnë trofeun e Superkupës

Sigal Prishtina dhe Bashkimi do të ballafaqohen të dielën në Pejë në finalen e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit e kishin fituar edhe...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

894 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore. Ndërsa, 663...

Dy prizrenas arrestohen pasi ndoqën një person i cili ra më pas nga një lartësi

Dy persona janë arrestuar pasi që po dyshohen se kanë ndjekur një person tjetër i cili gjatë ikjes ka rënë nga një lartësi dhe...

Befason Toni Kroos: Ky është klubi më i mirë në botë

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Bayern Munich, ka folur për këta të fundit...

Kjo është paga e Vedat Muriqit te Lazio

Vedat Muriqi në afatin kalimtar të verës u transferua nga Fenerbahce te Lazio. Ky transferim u kushtoi italianëve rreth 20 milionë euro, derisa edhe sulmuesi...

Khabib me mesazh emocionues për babanë: Allahu të shpërbleftë me gradën më të lartë të xhenetit

Khabib Nurmagomedov e ka nderuar babanë e vet të ndjerë me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Lajmet e Fundit

Zemaj prezanton masat e reja: Reduktim i stafit nëpër institucione, kufizim i orarit për qendrat tregtare…

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë...

Projektet që nuk u realizuan në Prizren, dhe plani për ambulantën më të madhe në Ballkan

Komuna e Prizrenit është një nga komunat që më së shumti ka pësuar në aspektin ekonomik nga pandemia e Covid-19. Kjo për faktin se ky...

”The Economist”: Një mbretëreshë e ardhshme e Shqipërisë?

Revista e mirënjohur ”The Economist”, i ka kushtuar një artikull familjes mbretërore shqiptare. Më 22 tetor Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia, u bënë prindër për...

Futet në mbrojtje të shtetit shtëpia prej guri e familjes Hoxhaj në Zhur të Prizrenit

Fshatrat e rajonit të Prizrenit janë unike, i till është edhe fshati Zhur. Ky fshat është njëri prej vendbanimeve më të mëdha të rajonit...

PDK-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk janë duke parë ndonjë përgjegjësi morale të Qeverisë Hoti lidhur me skandalet e fundit, siç janë...