20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca fillestare, e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Për të pandehurin Kadriu, gjykata nuk ka fakte se është i thirrur në mënyrë të rregullt, ngase siç shihet nga shkresat e lëndës, të njëjtit nuk i është dorëzuar thirrja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e paraparë për të enjten, ka qenë prokurori Musli Gashi.

Gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, seancën e radhës për këtë rast, e ka caktuar për me datën 21 tetor 2020, në ora 11:30.

Sipas aktakuzës se ngritur me datën 15 maj 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Alban Kadriu, akuzohet se me datën 3 shkurt 2020, rreth orës 12:30 minuta, përmes postes private “GEP” SH.P.K, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për t’i shkaktuar dem material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Abidin Krasniqi, që të kryej veprime në dem të pasurisë së tij.

I pandehuri, duke qenë pronar i kompanisë online “Porosit mallra nga Gjermania” reklamon produkte përmes rrjetit social “Instagram”, ku përmes kësaj faqe  i dëmtuari me datën 1 shkurt 2020, bën porosi të gjashtë palë pantallonave, të cilën porosi e pranon me datën 3 shkurt 2020.

Pas pranimit të mallit,  i dëmtuari e verën se porosia nuk ishte e njëjta, por ai në vend të pantallonave kishte pranuar disa bluza të vjetra, për të cilat e njofton të pandehurin, mirëpo i njëjti edhe përkundër faktit që i premton se do ta kthej porosinë në afat prej 24h, një gjë të tillë nuk e bën, duke mos i treguar as emrin, as adresën, e as duke mos u përgjigjur në rrjetin social.

Me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton dem material në vlerën prej 78 eurosh.

Me këto veprime, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “ mashtrim” e paraparë në nenin 323, paragrafi 1 e Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Lajmet e Fundit