4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Drejtori Kabashi vizitë objektit ku jeton familja Vorfaj nga Planeja, tronditet me kushtet e rënda të banimit

Edhe pse nuk i gjeti në shtëpi, drejtori i Mirëqenies Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, ka vizituar objektin në të cilin jeton në kushte tejet të rënda banimi familja gjashtë anëtarëshe e Nazmi Vorfajt nga fshati Planejë.

Pasi ishte informuar për vështirësitë e mëdha me çështjen e banimit të familjes Vorfaj në Klan Kosova, drejtori i Mirëqenies Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, të hënën pasdite ka vizituar shtëpinë ku jeton kjo familje. Në momentin e vizitës, këta familjarë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi dy vajza të kësaj familje kanë probleme shëndetësore me mushkëritë dhe po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Drejtori Kabashi e kontaktoi përmes telefonit kryefamiljarin, Nazmiun, duke e njoftuar atë për konkursin që ka hapur ky dikaster që të aplikojë për të përfituar ndërtimin e një shtëpie, pasi ky i fundit asnjëherë nuk kishte aplikuar për një gjë të tillë. Ai më pas u shpreh i tronditur me atë se çfarë pa në hapësirat e këtij objekti ku jeton familja Vorfaj, duke thënë se prej se ndodhet në krye të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, nuk ka hasur në një rast kaq të rëndë.

Drejtori Kabashi tha në fund, se ai do të angazhohet që kësaj familje t’i dilet në ndihmë emergjente bashkë me organizata humanitare për t’i mbijetuar të ftohtit dhe siguruar ndihma ushqimore, deri në momentin e zgjidhjes së problemit të banimit. Ndryshe, familja 6 anëtarëshe Vorfaj nga fshati Planejë jeton në hapësirat e një objekti i cili më herët ka shërbyer si ahur. Kryefamiljari Nazmiu nuk është i punësuar, ndërsa familja ndihmohet në mënyrë simbolike nga institucionet.

Më shqetësues paraqitet fakti, se dy nga katër fëmijët e kësaj familje kanë probleme shëndetësore me mushkëritë, si pasojë e kushteve të rënda të banimit./tvprizreni.info/

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit