4.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2020

Edhe një rast i martesës me të mitur, familja lejoi 15-vjeçaren nga Rahoveci të shkojë te burri

Një 15-vjeçare është martuar me një djalë 5 vjet më të vjetër. E për martesën e së miturës ishin pajtuar edhe prindërit. Pas intervistimit nga policia, e mitura është dërguar në shtëpinë e saj, ndërkaq 20-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Express

Ishte martuar me një 20-vjeçar, por e mitura L.M. këtë veprim nuk e kishte bërë krye në vete. Familja e saj e kishte lejuar të martohet, ani pse kjo është e ndaluar.

Por, martesa nuk iu zgjati shumë. Policia i ra në gjurmë çiftit në një fshat të Malishevës, ku edhe i dërgoi në stacionin policor për t’i intervistuar.

20-vjeçari E.M. u intervistua si i dyshuar për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”, ndërkaq 15-vjeçarja L.M., në cilësinë e viktimës.

Çifti u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave, ku edhe e kanë pranuar se vepra penale është kryer me pëlqimin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Më datë 14.01.2020 Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka pranuar informatë për një rast ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç” sipas nenit 240 i Kodit Penal të Kosovës. Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, sot më datë 16.01.2020 Sektori i Hetimeve Rajonale ka arritur të identifikoj, shoqëroj në objektet policore dhe të intervistoj të dyshuarin E.M. mashkull/shqiptar/kosovar me dl.1999 dhe viktimën L.M. femër/shqiptare/kosovare me dl.2004”, ka thënë Graishta.

Graishta ka treguar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar në familjen e saj, ndërkohë ai ka shtuar se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP Gjakovë.

Një rast tjetër i martesës së hershme kishte ndodhur në Gjakovë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

14-vjeçarja nga Peja ishte martuar me një djalë 23-vjeçar nga Rogova e Gjakovës. Në më pak se një muaj martesë, ajo kishte kërkuar ndarjen, por nuk e kishte përkrahur askush. Duke mos parë zgjidhje, ajo kishte tentuar të vetëvritet, duke i prerë venat e dorës.

E mitura ishte kthyer në familjen e saj, por për këtë rast nuk do të mbeteshin pa u ndëshkuar orindërit e vajzës, ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrri. Policia pati nisur hetimet ndaj këtyre katër personave të cilët e lejuan të ndodhte martesa nën moshën e pjekurisë.

Ndërkaq kujtojmë se për personat e moshës madhore që martohen me të mitur ka edhe ndëshkime penale të cilat përcaktohen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ky Kod Penal specifikon se personi i moshës madhore i cili lidh martesë me një të mitur të moshës 14-16 vjeçare mund të dënohet prej pesë deri në njëzet vjet./Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Të miturit e arratisur nga burgu i Lipjanit arrestohen në Duhël të Suharekës

Janë arrestuar dy persona të mitur në Duhël të Suharekës, pasi të hënën mbrëma ata ishin arratisur nga Shërbimi Korrektues në Lipjan. Lajmin për “Betimi...

Asnjëherë, himni ynë, nuk ka tingëlluar më bukur!

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, kanë mbyllur kufijtë në këtë betejë me armikun e padukshëm të quajtur koronavirus, Shqipëria...

Jonida feston ditëlindjen, këtë moshë e ka arritur

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të mira shqiptare. E sot, ajo ka një ditë speciale, pasi feston ditëlindjen dhe është bërë 37 vjecare. Ajo...

Kastrati- Haskukës: Prizreni po kalon ditë të rënda

Prizreni po kalon ditë të rënda, pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë. Kuvendari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, kërkon nga kryetari i...

95 vjet nga vdekja e Bajram Currit

Më 29 mars 1925, në shpellën e Dragobisë vdiq heroikisht luftëtari Bajram Curri, Heroi i Kombit. Për këtë humbje të madhe Faik Konica shkruante në...

VV’ja e prerë: Thaçi le të mendojë datën e zgjedhjeve, nuk dërgojmë emër për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga...

MPBAP-ja dorëzon kallëzim penal kundër presidentit Thaçi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kallëzimin penal kundër presidentit...

Limaj ka një apel për qeverinë në detyrë të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të Kosovës që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka...

Një polic nga Malisheva infektohet me koronavirus

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19, ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës. Televizionit Publik ua kanë konfirmuar nga drejtoria...

A janë dërgesat e ushqimit dhe produktet ushqimore të sigurta gjatë pandemisë së koronavirusit

Gjatë kësaj kohe të gjithë kanë mbyllur restaurantet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përkundrazi, na është tënë që të porosisim online e në të...

Ministrja Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e aktores së madhe, Leze Qena

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së aktores së madhe, Leze Qena E nderuar familja Qena, Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin...

Bizneset presin mbështetje nga institucionet

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, tha se kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve private. "Kemi...

MAShTI njofton për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës...

FSShK-ja apel Qeverisë: Merrni masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, pas raportimit të një infermiere me koronavirus, ka apeluar te qytetarët për kujdese të shtuar, ndërsa ka apeluar...

Suhareka e mobilizuar kundër pandemisë

Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës tha se janë moblizuar si komunësë për të menaxhuar luftën ndaj pandemisë. "Kemi vetëm një rast deri më...

“Boll u morët me Neymar, po zbaton rregullat”, reagon agjenti i brazilianit

Neymar la Parisin disa ditë më parë për të vazhduar periudhën e izolimit në Brazil. Sulmuesi i PSG-së krijon gjithmonë lajm dhe Mundo Deportivo,...

Lajmet e Fundit

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit...

Haskuka njofton se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Teqeja e Madhe e Halvetive në Rahovec dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj, Shejh Besim Shehu,...

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth...