5.7 C
Prizren
E mërkurë, 3 Qershor, 2020

Familje nga Durrësi strehohen në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, aty s’ka kushte për jetesë

Ka tri ditë që rreth 120 qytetarë të ardhur nga Durrësi kanë gjetur strehim në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Ata thonë se erdhën pa asnjë procedurë verifikimi në Kosovë, por fatkeqësisht, në vendin ku u strehuan, mungojnë kushtet elementare.

Nga paniku dhe tronditja, personat këtu kanë hasur edhe në mosmarrëveshje, të cilat shpesh ishte e vështirë të menaxhoheshin, raporton KTV.

E duke u nisur nga problemet si këto, Shoqëria civile ka përsëritur kërkesën për formimin e një shtabi emergjent, duke konsideruar se situata e krijuar në gjithë vendin mund të shndërrohet në kaos.

Megjithatë, nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se personat e vendosur në këtë gjimnaz nuk janë të prekur nga tërmeti, por që janë sjellë në Prizren, me premtimin se do të dërgohen në Gjermani.

“Thirrjet e shoqërisë civile apo individëve, gjithmonë janë të mirëpritura, por pikërisht këtu qëndron edhe një problem. Një pjesë e konsiderueshme e personave që kanë ardhur në Kosovë, janë sjellë nga grupe apo individë, pa u konsultuar fare me Ambasadën tonë në Shqipëri, të cilët që nga fillimi kanë qenë në koordinim me ne bashkë me autoritetet e Durrësit. Këta persona janë sjellë dhe vetëm janë lënë në Kosovë, pa u kontaktuar paraprakisht e as më vonë nga institucionet e vendit dhe as pa u bërë zgjidhje nga personat që i kanë sjellë. Institucionet e vendit kanë qenë të aktivizuara që nga momenti i parë dhe po vazhdojnë të jenë të angazhuara”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit.

Nga Zyra e Kryeministrit, kanë thënë se të gjithë ata që janë identifikuar si oportunistë të situatës, do të kthehen në vendet e tyre. Ndërkohë, Kampi i Inovacionit në Prizren ku po qëndrojnë 500 persona nga Shqipëria, nuk ka kapacitet për të pranuar më shumë.

- Advertisement -

Më Shumë

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Shqipëria firmos kontratën për helikopterët “Black Hawk”

Mministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për...

Për PDK-në vendimi i Kushtetueses ishte profesional

Për Partinë Demokratike të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte profesional. Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë...

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, këto janë vendimet

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila për shkak të kushteve pandemike u organizua në sallën e shtëpisë së...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

Mbappe flet sërish për “Topin e Artë”

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së Koronavirusit, vendosi sot...

Napoli, Gattuso nxit lojtarët: Le të fitojmë Kupën!

"Le të fitojmë Kupën". Tre fjalë që Rino Gattuso i përdori shumë thjesht për t’i dhënë zemër djemve të tij, në prag të ndeshjes...

Një shishe konjak, shitet me shumën marramendëse…

Vera, është pija që koha ia shton vlerën e shijen. Por, një shishe me konjak, tejet e rrallë, nga “Maison Gautier”, që daton nga...

23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë 16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat,...

Sot falet xhumaja e parë, pas më shumë se dy muaj pezullim

Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit. Mirëpo Bashkësia Islame e Kosovës, ka ndërmarr...

Icardi te PSG për 57 milion €, ofertë e majme edhe për yllin e Lazio

PSG dhe Inter kanë rënë dakord për Mauro Icardi, sikurse raportojnë ekspertët e merkatos, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano. Francezët e bënë të...

COVID-19: 13 raste të reja, asnjë nga Prizreni

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët...

Foton e Anastasiyas duhet ta shihni dy herë, ja pse

Anastasiya Kvikto është superbomba ruse. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku edhe njëherë ka treguar trupin seksi që ka. Por Anastasiya ia ngacmoi mendjen...

Lajmet e Fundit

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

UEFA me ide të re për Ligën e Kampioneve, finalja zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë

Pas kalendarit të Serisë A, tani po pritet me interes edhe ai i Kupave të Europës, i cili do të përcaktohet në mbledhjen e...

FOTOREPORTAZH: Amerika jashtë kontrollit!

Katër policë u qëlluan në St. Louis, SHBA, natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floyd.         Ndërkohë,...

Reperja shqiptare, imazh i ri i markës amerikane të veshjeve

Loredana është kthyer në një reperet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, dhe jo vetëm. Së fundmi, reperja ka bërë me dije se...

Albulena Balaj-Halimaj zëvendëskryeministre e re e Kosovës

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re. Klan Kosova merr vesh se ajo do...