27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Fury e zbulon mënyrën unike të stërvitjes para duelit me Wilderin(Foto)

Tyson Fury ka zbuluar një mënyrë të pazakontë të të stërviturit, që po i përmbahet para rimeçit të shumëpritur me Deontay Wilderin.

“Gypsy King”, 31-vjeçar, po e sfidon titullin WBC për herë të dytë kundër Deontay Wilderit më 22 shkurt, pas një barazimi kontravers në meçin e parë.

Sidoqoftë, në intervistën e fundit ai ka zbuluar diçka tejet interesante në lidhje me seancat e tij stërvitore.

 

“Po flisja me një luftëtar legjendar dhe ai më tha t’i fusja duart në benzinë për t’i forcuar”, tha Fury.

“Kështu që, për këtë meç, i fus çdo ditë duart në benzinë për mesë minuta dhe këtë e kam bërë për dy apo tre javët e fundit në kamp. Funksionoi me të, kështu që thashë ta provoja”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen një muaj pasi Fury pranoi se masturbohet shtatë herë në ditë para rimeçit.

 

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit