18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Fury po e rrezikon jetën ndaj Wliderit

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, David Haye ka thënë se Tyson Fury po e rrezikon jetën në përballje me Deontay Wilderin.

Haye frikësohet se vendimi i Furyt për të ndërruar trajnerin për përballjen me Wilderin për titullin WBC mund të ketë efekt negativ.

Fury 31-vjeçar ka zëvendësuar trajnerin Ben Davidson në dhjetor me amerikanin Sugar Hill Steward. Mirëpo, Haye ka vlerësuar se ky ndërrim mund të ketë ndikim negativ.

“Po futet në një situatë ku jeta e tij është në rrezik. A do t’i besosh në këtë rast dikujt që të ka bërë gati parashutën 100 herë rresht? Apo do t’i besosh dikujt që nuk di vërtetë se si të bëjë gati parashutën? Duhet të shkosh me atë person me të cilin je testuar nëpër kohë të vështira”, ka thënë Haye përcjell “The Sun”.

Fury dhe Wilder barazuan në meçin e tyre të parë në dhjetor të vitit 2018 në Los Angeles, në të cilën përballje Wilder e rrëzoi dy herë Furyn.

Përballja e dytë mes tyre do të mbahet më 22 shkurt në Las Vegas.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Bubulino, maskota, fishekzjarre… “Dream Festival” nesër ndez atmosferën në Prizren

Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren do të shndërrohet nesër, më 2 korrik, në një hapësirë të magjishme për fëmijë dhe familje, me...

Lajmet e Fundit