4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Gjykata në Prizren shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve në rastin e rigjykimit të vrasjes së Skender Limajt

Të premten, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj  Emin Krasniqit, Astrit Krasniqit, Durim Krasniqit dhe Hazir Krasniqit , të cilit janë shpallur fajtorë për vrasjen e Skender Limajt në vitin 2011.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, të pandehurit Emin Krasniqi shpallet fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 17 viteve, në të cilin dënim do të  llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 02 janarit të vitit 2011, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pandehuri Durim Krasniqi shpallet fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 17 viteve, në të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 21 janarit të vitit 2011 e deri më 10 gusht 2012.

I pandehuri Astrit Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 02 janarit  e deri më 07 qershor të vitit 2012, si dhe koha në  arrest shtëpiak nga 07 qershori e deri më 10 gusht të vitit 2012.

I pandehuri Hazir Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 02 janarit të vitit 2011 e deri më 07 qershor të vitit 2012, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 07 qershor e deri më 10 gusht të vitit 2012.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Durim Krasniqi është shpallur fajtor edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me gjobë, në shumën prej 2.000 euro, të cilin dënim është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 dite, pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

Nëse i akuzuari Durim Krasniqi, nuk dëshiron ta paguajë dënimin me gjobë, atëherë, gjykata do të ia zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim, ku për një ditë burgim do të i llogaritet në shumën prej 20 euro, thuhet në aktgjykim.

Gjykatësja Ramia Elezi në shpalljen e aktgjykimit theksoi se e dëmtuara Minire Limaj, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civil.

Prej të akuzuarit Durim Krasniqi konfiskohet një pushkë automatike AK 47, e kalibrit 7.62 mm, si objekt i kryerjes së veprës penale, thuhet në aktgjykim.

Ndryshe, në qershorin e vitit 2011, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Emin, Durim, Berat, Astrit dhe Hazir Krasniqi,  me arsyetimin se me datën 01.01.2011 rreth orës 19:40, kanë shkuar në restorantin “Kështjella” në të cilën kanë shkëmbyer të shtëna me familjen Limaj, duke plagosur Azem e Ilir Limajn dhe duke vrarë Skender Limajn. Me këto veprime, sipas prokurorisë, ata kanë kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Më 21 mars 2012 kishte nisur gjykimi i të pandehurve në Gjykatën e Qarkut në Prizren ndërsa me 23 gusht 2013 një panel i përzier prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendor, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit me një dënim në total prej 35 vitesh burgim. Mirëpo, më 24 tetor 2013, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë aktgjykim dhe e kishte kthyer në rivendosje. Pas disa muajsh, më 6 shkurt 2014 kishte filluar ri-gjykimi me panel përsëri të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari dhe data e meçit

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring. Krasniqi për kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva. Meçi zhvillohet me datë 4 maj në...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit