8.1 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Isa Mustafa: Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e ka prekur thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.

Sipas tij, ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë vendin.

“Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.
E ndaj dhembjen me familjen Kryeziu, për humbjen e vajzës së tyre të çmuar, Albës 22 vjeçe, studente në Gjermani.
Ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë ne.
Ngushëlloj edhe degën e LDK-së në Prizren, miqtë dhe kolegët e Albës dhe familjes së Fadil Kryeziut”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prishtina dhe Suhareka ndajnë pikët në një barazim spektakolar

Në një ndeshje emocionuese të javës së 19-të të Superligës së Kosovës, Prishtina dhe Suhareka ndanë pikët pas një barazimi 2-2 në stadiumin "Fadil...

Masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e finales së ProCredit Kupës së...

Lajmet e Fundit