19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

KQZ ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik.

“Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik”, thuhet në njoftim.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit