Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka raportuar se aktualisht në Qendrën e Numërimit në Prizren janë procesuar 28 kuti votimi nga 236 sosh sa i ka kjo komunë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Ismet Kryeziu nga DnV përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë ditës ka realizuar vizitë në Qendrën e Numërimit në Prizren.

“Deri tani janë numëruar 28 kuti votimi nga gjithsej 236 sa ka Prizreni. Duket se procesi i numërimit po ecën ngadalë, por me përkushtim nga Kryetari i KKZ, trajnerët, komisionerët dhe vëzhguesit, të cilët po punojnë për të garantuar transparencën dhe integritetin e zgjedhjeve, duke u siguruar që çdo votë të numërohet saktë dhe drejt për secilin kandidat”, ka bërë të ditur Kryeziu.

Ai ka vlerësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një proces të gjatë, por që sipas tij është “i domosdoshëm për transparencë dhe besueshmëri!”.

Në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë qenë të hapura 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit ka filluar më 13 shkurt 2025. /Telegrafi/

 

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit