10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2020

Jeta në “izolim”

Në kuadër të masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për t’u përballur me koronavirusin e ri, është edhe sugjerimi ndaj qytetarëve të Kosovës që t’i kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ekspertët e çështjeve të sociologjisë, vlerësojnë që izolimit ose vetizolimit, si masë parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët e vendit duhet t’i qasen nga këndi pozitiv dhe t’i japin jetës kuptim, në mënyrë që të ruajnë, kultivojnë, por edhe ndërtojnë segmente të shëndosha të jetës sociale.

Sociologu Shemsi Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që fillimisht qytetarët duhet ta kuptojnë drejtë që ky izolim është për të mirën e tyre dhe se është i përkohshëm.

“Derisa jemi brenda, ne duhet t’i japim jetës kuptim me punën tonë, me sjelljet tona, me relacionet tona brenda familjes, me ato potencialet tona që i kemi, qoftë për informim, qoftë për zbavitje, qoftë për lexim, qoftë për ndonjë angazhim tjetër që dikush mund ta ketë në kuptimin e zanateve ose në kuptimin e artit. Në këtë situatë, që po i themi ‘karantinë’, mendoj që do ta zbulojmë njëri-tjetrën dhe do ta zbulojmë ndoshta edhe vetveten. Duhet vetëm të kujdesemi që ta plotësojmë këtë boshllëk të punës zyrtare me relacione të mira familjare dhe njerëzore”, vlerësoi Krasniqi.

Edhe sociologu Fadil Maloku, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që qytetarët duhet të adaptohen me rrethanat e reja, të cilat me paraqitjen e koronavirusit, janë të natyrshme dhe të kuptueshme. Por, sipas tij, kjo duhet të manifestohet me mirëmbajtje të brendësisë sociale, por edhe menaxhimit të jetëve të secilit veç e veç, si dhe raporteve me familjarët, e të cilat në situata të ngjashme janë më të afërta.

“Unë kujtoj që për ne, si një komb i vonuar, i cili ende në brendësinë dhe mentalitetin e vet, si dhe në sjelljet e veta sociale, i ka ruajtur apo konservuar disa sjellje dhe mirësjellje, të cilat, në fakt, e kanë mbajtur dhe ushqyer atë, siç janë solidariteti, mirëkuptimi, ndihma. Mendoj që këto nuk i kemi shkëputur dhe margjinalizuar. Këto, tash, mund të na hyjnë në punë, në qoftë se ne jemi më insistues, në kuptimin që duke përdorur këto norma dhe sjellje, t’i fusim me qëllim të ruajtjes të shëndetit publik dhe shëndetit familjar”, tha Maloku.

Sociologu Krasniqi shpreh mendimin se izolimi fizik, gjatë përballjes me koronavirusin, nuk nënkupton që izolim në komunikimin me jashtë.

“Ne jemi të mbyllur vetëm fizikisht, sepse, në kuptimin e informimit dhe të lidhjeve virtuale, jemi të hapur, në fakt, me gjithë botën. Mund të komunikojmë me të afërmit, me miqtë që i kemi gjithandej nëpër botë, me familjarët dhe të tjerë. Mundësitë na ofron teknologjia për të komunikuar me të tjerët dhe që t’i vazhdojmë relacionet tona sociale që i kemi”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, sociologu Maloku, vlerëson që izolimin, si masë mbrojtëse dhe parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët duhet ta marrin me optimizëm dhe si masë mobilizuese.

“Këtë izolim apo këtë vetizolim ta marrin me sportivitet dhe jo me panik, për shkak se është e vërtetë që frika është njerëzore. Por, në momentin kur frika shndërrohet në panik ajo është e dëmshme. Përderisa mbetet si e tillë, si frikë, unë mendoj që ajo është mjaft mobilizuese dhe si e tillë e mban dhe e ushqen edhe këtë tipin e solidaritetit për të cilin po flasim ne”, u shpreh Maloku.

Që nga 11 marsi, është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha objektet shkollore dhe universitare, në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Gjithashtu, pjesa më e madhe e bizneseve, të cilat operojnë në ambiente të mbyllura, përveç shitoreve të produkteve ushqimore dhe të konsumit të përditshëm, si dhe barnatoreve, janë mbyllur dhe po ashtu edhe shërbimet publike, përveç atyre shëndetësore dhe të sigurisë.

Një numër i të punësuarve në sektorin publik, por edhe privat, tashmë janë duke punuar nga shtëpitë e tyre, në formë elektronike, përmes internetit, ndërkohë që edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Kosovës është duke bërë përpjekje për të filluar mësimin online, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie...

Këngëtarja turke vdes pas 288 ditëve grevë urie

Pas 288 ditësh grevë urie, këngëtarja turke Helin Bolek ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus. 28-vjeçarja e kishte nisur protestën e saj mbi nëntë muaj më...

Aktorja e fimit James Bond ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Në një deklaratë, familja e saj...

Mino Raiola gati të mbajë fjalën e dhënë, i propozon Realit një… juventin

Mino Raiola është një nga agjentët më të suksesshëm në botë. Ai zotëron të drejtat e shumë emrave të mëdhenj dhe preferon t’iu ndërrojë...

Shaqiri në një lidhje me Jennifer Lopezin shqiptar?

Futbollisti i talentuar shqiptar, Xherdan Shaqiri po jeton një romancë të re dashurie. "Prive" ka mësuar se Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren...

Rrëfehet Fadil Muriqi:Nuk ishte lehtë të luash ndaj Partizanit të Beogradit

Legjenda e futbollit e gjeneratës së artë të KF Prishtina, Fadil Muriqi ka kujtuar një fotografi atraktive dhe interesante të viteve të 80-ta gjatë...

Rebbeca as në karantinë nuk i harron pozat seksi me bikini

Është një nga femrat më seksi dhe më provokative njëherish. Rebecca Chen këtë e ka dëshmuar përmes një fotografie që e ka hedhur në Instagram. Ajo...

Arrestohen dy persona në Prizren, kapen me marihuanë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona mbrëmë në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar...

Trusti: Kriza aktuale nga koronavirusi ka prekur edhe pensionet e Kosovës

Kriza në tregjet financiare botërore shkaku i pandemisë së Coronavirusit ka prekur edhe paratë e kontribuesdhënësve të Kosovës, që ruhen në Fondin e Kursimeve...

Objektivi ambicioz i UEFA-s, Champions League të përfundojë deri në 15 gusht

Nuk do të jetë e lehtë, ndoshta një utopi. Pavarësisht pandemisë globale të koronavirusit, objektivi, apo ëndrra e UEFA-s mbetet përfundimi i këtij sezoni...

Mediat serbe sulmojnë Xherdan Shaqirin dhe të dashurën e tij

Mediat në Serbi sot i kanë kushtuar vëmendje Xherdan Shaqirit, futbollist i kampionit në fuqi të Evropës, Liverpoolit dhe aktualisht lider në Premier League.Gazeta...

Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva – shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66 vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi. “Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar...

Qytetarja nga Suhareka flet pas lëshimit nga Qendra e Studentëve

Gjithsejtë 95 persona që janë testuar dje për koronavirus e që rezultuan negative, sot janë liruar nga Qendra e Studentëve ku kanë qenë në...

Malisheva përfituese e grantit për performancë të mirë

Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cila tjanë...

Ramadani: Në Korishë po hulumtojmë burimin e koronavirusit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim,...

Arrestohet një persona në fshatin Xërxë për lëvizje pa arsye gjatë orës policore

Një person është arrestuar të hënën në Komunën e Rahovecit, pasi dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së...

Lajmet e Fundit

Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva – shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66 vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi. “Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar...

Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë trajtimin e deritanishëm nga Kurti

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideron tepër të vonuar vizitën e Albin Kurtit në Malishevë. Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në...

Haskuka, kallëzim penal kundër Shaqir Totajt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paditur kryetarin PDK-së, Shaqir Totajn. Haskuka vlerëson se vizita e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren në fshatin...

Komuniteti rom kërkon që gjuha e tyre të bëhet zyrtare në Prizren

Gjendja e emergjencës për shëndetin publik ka detyruar aktivistët e komunitetit rom që në vend të aktiviteteve tradicionale për nder të 8 prillit, të...

Shitësit e fidanëve të infektuar me Covid-19 qëndruan edhe në Rogovë të Hasit

Mëngjesin e së premtes dy persona nga Komuna e Malishevës kishin shkuar për të shitur fidanë në fshatin Rogovë të Komunës se Gjakovës. Sipas banorëve...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!