Lojtarët e Gladbachut heqin dorë nga një pjesë e pagës

Futbollistët e klubit të Bundesligës gjermane Borussia Moenchengladbach kanë hequr dorë nga një pjesë e pagës të muajve të ardhshëm, pasi që situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit i ka shkaktuar vështirësi të mëdha financiare klubeve, ka njoftuar “Rheinische Post”, transmeton Koha.net.

Klubi do të kursejë më tepër se një milion euro në muaj nga kjo iniciativë e lojtarëve. Lojtarët kanë vendosur për këtë, për të liruar pak klubi nga obligimet në mënyrë që klubi të koncentrohet që të mbajë gjithë punëtorët në marrëdhënie pune në këtë situatë të vështirë.

Bundesliga është pezulluar deri më 2 prill.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit