5.8 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

KMDLNJ-ja kundër çmimit prej 50 eurove të testeve anti-COVID në laboratorë privatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas certifikimit të 33 institucioneve shëndetësore private për kryerjen e testeve anti-COVID.

Sipas KMDLNJ-së, shqetësim është numri i vogël i testimeve që bën MSH-ja brenda një dite dhe prej kësaj qytetarët do të detyrohen të drejtohen në laboratorë privatë, ku një test do të kushtojë deri në 50 euro.

“Nëse informatat janë të sakta, testi anti-COVID kushton 50 euro, kurse ai serologjik në institucionet shëndetësore private kushton 20 euro, që në rrethanat e rënduara ekonomike, kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lufton për të mbijetuar, kjo shumë është e papërballueshme”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Sipas tyre, Ministria e “Vitisë dhe kjo e Zemajt” kanë marrë mjete të konsiderueshme nga buxheti i Kosovës dhe shumë donacione nga bashkësia ndërkombëtare për luftë kundër pandemisë, mirëpo duke i krahasuar me vendet e rajonit numri i të testuarve është minimal, në ndërkohë që numri i të infektuarve dhe viktimave është jashtëzakonisht i madh.

“KMDLNJ-ja ka reaguar disa herë për diskriminimin që u bëhet qytetarëve gjatë testimit për COVID-19, përfitojnë pa nevojë, pa rend dhe menjëherë politikanë dhe figura publike, ndërsa ata që vërtet kanë nevojë për testim të domosdoshëm dhe trajtim të menjëhershëm, mbase edhe vdesin duke pritur radhën”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se nëse çmimi prej 50 eurove është i vërtetë, “kjo edhe më shumë do ta vështirësojë gjendjen e shtresave më të rrezikuara, ndërsa këta që i kanë të gjitha mundësitë, duke përfituar pameritueshëm, vetëm sa ndikojnë në rritjen e numrit të të vdekurve”.

“KMDLNJ-ja është kundër diskriminimit flagrant që u bëhet qytetarëve të Kosovës me ç’rast po rrezikohet shëndeti i pjesës dërrmuese të qytetarëve, që e kanë shumë të nevojshme në emër të mbrojtjes së një pakice, padrejtësisht të privilegjuar”, përfundohet në komunikatë. /Zëri

Më Shumë

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28...

Ndërron jetë gazetari dhe shkrimtari Rushit Ramabaja

Ka ndërruar jetë shkrimtari, në moshën 77 vjeçare, poeti dhe publicisti Rushit Ramabaja, një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi...

Lajmet e Fundit