19.5 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Kosova nuk bën teste për COVID-19 për ata që udhëtojnë jashtë

Qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë një test të tillë në vendin e tyre.

Kjo u krijon atyre shumë probleme sepse shumë shtete e kërkojnë një test të tillë.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës i kërkojnë çdo qytetari që hyn në vend, testin që dëshmon se nuk është i prekur nga COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), jo më të vjetër se katër ditë.

Nëse ata nuk kanë një test të tillë, atëherë duhet të vetizolohet për shtatë ditë.

Sipas infektologut Valbon Krasniqi, Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përpos trajtimit të pacientëve me COVID-19, po ballafaqohet me fluks të qytetarëve që po e kërkojnë të bëjnë një test të tillë.

Sipas tij, kjo Klinikë i adreson të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo një vendim të tillë e merr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Përveç pacientëve që po i trajtojmë në Klinikën Infektive, e që për fat të mirë janë pak në numër, ne po ballafaqohemi edhe me kërkesa të shumta nga qytetarët për të bërë testin për COVID-19, pra me ata qytetarë që udhëtojnë në shtetet te të cilat kërkohet testi për COVID-19”, tha ai.

Teste vetëm për ata që udhëtojnë për shërim

Prej kur janë hapur kufijtë tokësorë të Kosovës, qytetarët kanë shprehur interesim të lëvizjes, por që një gjë të tillë po ua pamundëson testi i cili dëshmon nëse personi është i infektuar ose jo me koronavirus.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se prej kur janë hapur kufijtë tokësorë të Kosovës për qarkullim të lirë të qytetarëve, testi për COVID-19 u bëhet vetëm atyre që shkojnë për mjekim jashtë vendit si dhe shoqëruesve të tyre.

“Në diskutim ka edhe opsione te tjera si testimi t’u bëhet edhe atyre që mund të bëjnë një lloj bashkëpagese për këtë, por kjo mund te rezultojë në këtë fazë me shpenzimin e testeve te cilat Kosovës mund t’i duhen për një valë tjetër eventuale të COVID-19, pas një kohe”, tha Hoti.

Ai shtoi se ajo çfarë do të bëhet më tej rreth këtij procesi, do të vendosë Qeveria e re e Kosovës, bazuar ne rekomandimet e IKSHPK-së. Por, derisa të merret ndonjë vendim tjetër, mbetet ne fuqi ajo që deri tash është duke u zbatuar rreth testimeve për kosovarët që udhëtojnë në vende tjera, pra nuk mund t’u bëhen teste të tilla.

Të gjithë qytetarët e Kosovës ose të huaj që hyjnë në pikat kufitare, udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare nëse duhet vetizoluar ose jo dhe kjo masë do të vazhdojë deri më 20 qershor, kur do të bëhet rivlerësim i situatës./REL

- Advertisement -

Më Shumë

Italianët janë të bindur, Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën e radhës, por jo me Milanin

Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar momentet e fundit si futbollist i Milanit. Ylli suedez iu bashkua Rossonerëve në janar për gjashtë muaj, ku ka mundësinë...

Përurohet stadiumi i futbollit në Sërbicë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin...

Adelina Berisha zgjedh resortin luksoz ‘Grande Blue Fafa’ për të kaluar pushimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka nisur pushimet këto ditë në Shqipëri. Si destinacion të pushimeve të saj, artistja ka zgjedhur resortin luksoz ‘Grande...

6 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

U shpall i vdekur, çfarë ndodhi pas dy muajsh i habiti të gjithë

Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur, u kthyen në shtëpi i gjallë, gjë që tronditi familjarët e tij. I ndjeri u...

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët...

Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Gara për vaksinën

Çfarë po bëje në 10 janar 2020? Ishte e premte, kështu që ndoshta ke qenë duke bërë plane takimi me shokë. Ditët e normalitetit...

Pandemia godet turizmin kulturor

Situata ku gjendemi prej përhapjes së covid-19, ka goditur rëndë turizmin kulturor. Kalatë, muzetë dhe sitet arkeologjike po vuajnë mungesën e vizitorëve, duke shënuar...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal nuk e kanë aprovuar Kornizën Afatmesme...

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia në Prizren, pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga ato të shteteve tjera

Testet që bëhen për të vërtetuar Covid-19 dallojnë shumë nga vendi në vend, shkruan Gazeta Metro. Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...